fbpx

Shkup, koncert i madh në sheshin Skendërbej

Nesër në Shkup në Sheshin ‘Skendërbej’ do të mbahet festivali “Netët e klipit shqiptar” ku do të marrin pjesë mbi 25 këngëtar shqiptar nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Drejtoresha e Qendrës Informative Kulturore, Sermine Purini për Portalb thotë se koncerti fillon në ora 20.

“Do të ndahen çmimet për videoklipet shqiptare më të mira. Në festival mes tjerash do të jenë dhe Leonora Jakupi, Vesa Luma, Adrian Gaxha, Shpati, Adelina Tahiri dhe emra tjerë të njohur” tha për Portalb, Purini.

Festivali mbahet për të 13-tën herë ndërsa organizatorë janë Qendra Informative Kulturore, Komuna e Çairit dhe Deliart Association.

Lajme të ngjashme

Back to top button