RMV, shkallë e ulët e zbatimit të masave të qeverisë për zbutjen e efekteve të pandemisë në turizëm

Niveli i ulët i zbatimit të masave të qeverisë në sektorin e turizmit, thekson Enti shtetëror për revizion(EShR), duke analizuar efektivitetin e masave dhe politikave të marra nga shteti për uljen e efekteve të pandemisë në turizëm. U konstatua se mungesa e të dhënave në kohë, të konsoliduara dhe të qarta për mbështetjen e dhënë financiare, e bën të pamundur përgatitjen e analizave në kohë dhe efikase të efektit të masave të qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Revizorët konstatuan nivel të ulët të zbatimit të masave në sektorin e turizmit, konkretisht: shfrytëzimin e vetëm 55 për qind të vauçerëve për turizmin vendas, 52 për qind e granteve për guidat turistike, 68 për qind e granteve për agjencitë turistike, vetëm 48 për qind rimbursimi i turistëve. Taksa për vitin 2019, ndihma për hotelet jashtë vendeve turistike mbeti e parealizuar dhe u përdor vetëm 61 për qind e mbështetjes financiare për agjencitë turistike.

Shkalla e ulët e realizimit të masave në fushën e turizmit nuk përputhet me synimet e përcaktuara për përballimin e krizës pandemike, konstaton EShR.

Në pjesën e realizimit të aktiviteteve programore të institucioneve kompetente për turizmin, është përcaktuar reduktim i vazhdueshëm i buxhetit për periudhën 2018-2021, me përjashtim të vitit 2020. Gjithashtu është përcaktuar nevoja për përmirësimin e kapaciteteve institucionale, bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve në nivel qendror dhe lokal dhe ngritjen e një Komiteti për Turizmin si autoriteti më i lartë përgjegjës për turizmin në vend. Me ndërprerjen e punës së Trupit koordinues për turizmin, nuk ka koordinim të plotë mes institucioneve dhe bartësve të sektorit të turizmit.

Lidhur me masat ekonomike për përballimin e pandemisë, u konstatua se nuk ka asnjë dokumentacion për analizat dhe vlerësimin paraprak gjatë krijimit të masave, i cili bazohet në mbulimin e planifikuar dhe fondet e nevojshme për çdo masë ekonomike, kushtet dhe kriteret për dhënien e tyre. Qeveria nuk ka krijuar sistem për monitorimin e secilës masë veç e veç, ndërsa nuk është zhvilluar dhe publikuar bazë e të dhënave qendrore në të cilën do të publikoheshin informacione për shkallën e realizimit të secilës masë individuale në baza ditore ose mujore.

Lidhur me mbështetjen financiare të dhënë agjencive turistike nga pakoja e gjashtë e masave, revizorët konstatojnë se nuk është përcaktuar mënyra se si do të bëhet kontrolli për plotësimin e kushteve dhe as institucioni kompetent që do të bëjë kontrollin dhe masat që do të ndërmerren në rast të mosplotësimit të kritereve dhe mos-kryerja e rikthimit të fondeve.

Revizioni tregoi se masat kundër krizës në mbështetje të sektorit të turizmit patën ndikim të pjesshëm në trajtimin efektiv të pasojave të pandemisë dhe uljen e efekteve të krizës.

Enti shtetëror për revizion, së fundmi ka publikuar një sërë raportesh, si ai që gjatë pandemisë së kovidit, 17 mijë persona humbën punën, ndërsa ishin dorëzuar 1.202 dorëheqje dhe 1.770 vende ishin mbyllur. Gjithashtu, revizioni kishte konstatuar keqpërdorime të ndryshme në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve financiare për masat anti-kovid, duke shkaktuar 23 milionë euro dëmtim të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut.

Enti Shtetëror për Revizion gjatë hulumtimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore, zbuloi parregullsi të ndryshme sidomos gjatë ndërtimit të rrugëve që kanë filluar para disa viteve dhe akoma nuk kanë mbaruar. Të dhëna më katastrofike janë për autostradën Kërçovë-Ohër, për të cilën janë marrë hua 684,7 milionë dollarë, janë tërhequr 382,6 milionë dollarë, çka ka sjellë shpenzime të ndryshme, deri në 38,6 milionë dollarë.

Gjithashtu në një raport tjetër të këtij institucioni për veprimtari radiodifuzive “Radiotelevizioni i Maqedonisë Shkup”, ka shfaqur mosbesim në vërtetësinë e këtyre raporteve dhe ka dhënë disa rekomandime

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button