FBI kërkoi dokumente të armëve bërthamore gjatë bastisjes së shtëpisë së Trumpit, ky i fundit kërkoi që urdhri për bastisje të publikohet

Agjentët e FBI-së kërkuan dokumente në lidhje me armët bërthamore kur bastisën shtëpinë e Donald Trumpit në Florida të hënën, raportoi The Washington Post. Është e paqartë nëse dokumente të tilla janë gjetur në Mar-a-Lago, shtoi gazeta, transmeton Portalb.mk.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland mbrëmë tha se ai personalisht miratoi urdhrin e bastisjes, por nuk bëri të ditur arsyen e kontrollit. Departamenti i Drejtësisë kërkoi që urdhri të bëhej publik dhe Trump tha se nuk është kundër.

Bastisja në Florida ishte pjesë e një hetimi nëse Trump mori ilegalisht dokumente nga Shtëpia e Bardhë kur u largua në janar 2021, disa prej të cilave konsiderohen konfidenciale.

“Jo vetëm që nuk do të kundërshtoj publikimin e dokumenteve në lidhje me ndërhyrjen jo-amerikane, të pajustifikuar dhe të panevojshme në shtëpinë time në Mar-a-Lago, por do ta inkurajoj atë”, tha Trump në një deklaratë.

Për herë të parë në historinë amerikane, shtëpia e një ish-presidenti u bastis si pjesë e një hetimi penal dhe Trump dhe republikanët e denoncuan këtë veprim si të motivuar politikisht. Trump tha se kjo ishte një përpjekje për ta penguar atë të kandidojë përsëri për president në vitin 2024.

Një burim i informuar për hetimin tha se dhjetë kuti u morën nga shtëpia e Trump. Hetimi për heqjen e mundshme të dokumenteve nga Shtëpia e Bardhë filloi një vit më parë me kërkesë të Arkivit Kombëtar të SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button