Ronaldo rrezikon Botërorin për shkak të dëmtimit

Botërori rrezikon të humbasë një tjetër yll. Pas dyshimeve për pjesëmarrjen e Falcaos, është Cristiano Ronaldo që mund të peshojë në listën e mungesave.

Fituesi i Topit të Artë dhe një nga sulmuesit më të mirë të planetit, vazhdon të ketë probleme fizike dhe këtë e konfirmon trajneri i kombëtares së Portugalisë, Paulo Bento.

Në një konferencë për shtyp, tekniku shprehet se nuk ka ende asnjë afat për rikthimin e sulmuesit në stërvitje sepse parësor është kurimi i plotë i tij dhe më pas mund të flitet për rikthimin në stërvitje, transmeton Supersport.

Ndërkohë, e përditshmja e përditshmja spanjolle “El Pais” zbulon se CR7 vuan nga një dëmtim në tendinin e këmbës së majtë për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve.

Ritmi i çmendur në fund të sezonit, mund të ketë ndikuar negativisht në shëndetin e lojtarit që rrezikon kështu evenimentin më të rëndësishëm të planetit. Në kuadër të programit specifik për rikuperimin e lojtarit, Portugalia ka punësuar fizioterapistin e Realit të Madridit, Javier Santamaría pasi problemi në gju po e bezdis prej shumë kohësh luzitanin, i cili u detyrua të mos luante as në çerekfinalen e dytë kundër Borussias dhe në finalen e Kupës së Mbretit.

Gjithsesi, Paulo Bento duket se do të presë deri në datën 15 qershor për të vendosur nëse Ronaldo do të luajë në ndeshjen debutuese të një dite më pas kundër Gjermanisë në Salvador.

Lajme të ngjashme

Back to top button