RMV, do të formohet trup koordinativ për ballafaqim me pasojat nga murtaja afrikane e derrave

Ministrat në seancën e sotme qeveritare e kanë obliguar Agjencinë për ushqim dhe veterinari (AUV) që të dorëzojë informatë deri te Qeveria për gjendjen me murtajën afrikane të derrave në vend, transmeton Alsat M .

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria ka miratuar konkludim për ndërmarrjen e aktiviteteve për formimin e Trupit koordinativ për ballafaqim efikas institucional me pasojat nga kjo sëmundje dhe mbrojtje të fermave të derrave.

Ndryshe, kjo sëmundje është përhapur edhe në rajonin e Koçanit, raste të reja ka në fshatrat Trkanje dhe Presekë.

Sipas autoriteteve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, këto raste nuk kanë të bëjnë me rastin e disa ditëve më parë në fshatin e gurtë të Moshticës. Shërbimet janë në terren, pas së cilës do të bëhet e ditur se sa derra në rajonin e Koçanit do të asgjësohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button