fbpx

Kush është artisti i dytë që do të performojë në ‘Sunny Hill Festival’, në Tiranë?

Siç është mësuar tashmë, ‘Sunny Hill Festival’, këtë verë do të organizohet për herë të parë edhe në Tiranë, në datat 26, 27 dhe 28 gusht, transmeton Classlifestyle.

Vetëm një ditë më parë, faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ka zbuluar artistin e parë pjesëmarrës. Fedez, reperi i njohur italian, do t’i bashkohet skuadrës së Dua Lipas në Parkun e Liqenit Artificial.

Ndërsa i dyti, i cili sapo është konfirmuar është këngëtari Dren Abazi.

AD

Jemi shumë të emocionuar, pasi Dren Abazi bashkohet me Sunny Hill për të na mahnitur me meloditë e tij autentike dhe energjinë xhaz”,- shkruhet në postimin zyrtar të ‘Sunny Hill’.

Në fakt, Dren Abazi bëri publik lajmin pak ditë më parë në një intervistë për mediat, se do të ishte pjesë e ‘Sunny Hill’ në Tiranë. Kështu që, konfirmohet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button