Autoritetet shëndetësore në RMV nuk kanë mundur të testojnë rastin e dyshuar të lisë së majmunëve për të tretën ditë me radhë

Me vendim të mbikëqyrjes shëndetësore të ministrit të Shëndetësisë, banori i Kërçovës do t’i nënshtrohet testit për linë e majmunit pas 3 ditësh, ngase shërbimet kompetente nuk kanë mundur të kontaktojnë me të, transmeton Portalb.mk.

Nëse deri nesër nuk paraqitet në Shkup për t’i marrë mostrën për analizë, inspektorët shëndetësor dhe të policisë do të kërkojnë që të zbardhet ky rast, sepse dje epidemiologu kompetent nuk e ka gjetur në shtëpi dhe vetëm bisedoi me anëtarët e familjes së tij të ngushtë.

KSI thotë se izolimi nuk është i detyrueshëm për këtë sëmundje dhe nëse në të ardhmen dikush ka simptoma dhe refuzon, do të testohet në të njëjtën mënyrë me zgjidhje.

Ndryshe sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është dhënë rekomandim për testim të një pacienti nga Kërçova, i cili dyshohet për infektim me linë e majmunëve, duke shtuar se aktualisht në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar të dyshuar për linë e majmunit.

Ndërsa siç njoftuan autoritetet nga Kërçova personi në fjalë pas rekomandimeve për tu ndalur në spital dhe të testohet për linë e majmunit ka ikur dhe nuk është paraqitur më as te mjeku amë.

Lia e majmunëve është një virus që shkakton temperaturë, skuqje në lëkurë dhe puçrra. Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button