Situata alarmante nga zjarret në Greqi

Greqia është në alarm nga zjarret e mëdha që kanë rënë në disa zona të vendit. Më problematike duket situata në ishullin e famshëm turistik të Thasosit. Zjarret e rëna në orët e vona të së mërkurës në një pyll të dendur me pisha, raporton Klan.

Zyrtarët vendas thanë se 2 vullnetarë të moshave 26 dhe 44 vjeç mbetën të lënduar në përpjekjet për të shuar flakët e përhapura në një terren mjaft të vështirë. Paraditen e kësaj të enjteje u angazhuan 100 trupa zjarrfikëse, mbi 30 automjete por edhe avionë zjarrfikës. Vatra zjarri shpërthyen edhe në Koridhalos në rajonin e Atikës.

Flakë kanë shpërthyer edhe në Gjirin e Bokas, përballë Kotorit në Malin e Zi. Situatë e vështirë me zjarret edhe në Francë ku vazhdon të jetë aktive, vatra e madhe në jug-perëndim të Francës, ku janë djegur mbi 6 mijë hektarë pyje. Ndërsa në Kaliforni, flakët e rëna në një lokalitet rreth 100 kilometra në veri të Los Anxhelesit shkaktuan një vorbull në formë tornadoje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button