Nuk ka vend për panik të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, nuk pritet zhvillim serioz i lisë së majmunit, vlerësojnë nga Komisioni

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka vlerësuar se gjendja me linë e majmunit në Maqedoninë e Veriut nuk është serioze, pas zhvillimit të dy mbledhjeve të zhvilluara në lidhje me dy rastet e dyshuara për linë e majmunit, transmeton Portalb.mk.

“Ky nuk është rekord i ri, këtu nuk ka vend për panik ndërmjet qytetarëve”, deklaroi kryetari i Komisionit, Aleksandar Petliçkovski.

Ai vlerësoi që nuk pret ndonjë zhvillim dramatik dhe serioz i shpërndarjes së lisë së majmunit.

“Nuk presim ndonjë zhvillim dramatik dhe shpërndarje serioze të kësaj sëmundjeje të re. Nga dy rastet, i dyti, ky nga Klinika Infektive, tashmë është testuar edhe është me rezultat negativ. Për atë nga Kërçova nuk kemi mostër. Për shpërndarjen e kësaj sëmundjeje të re është e nevojshme kontakti i afërt ose kontakti intenziv në hapësirat e mbyllura”, theksoi mjeku Petliçkovski, i cili sqaroi që një qytetar i dyshuar me simptome mund të paraqitet te mjeku.

Ai theksoi që epidemiologu nga Manastiri ka qenë dy herë të një pacient i dyshuar në shtëpi, por nuk ka arritur ta bind të testohet, gjë që nuk mund ta detyrojë ligjërisht. Testimi për linë e majmunit mund të realizohet vetëm në Institutin për Shëndet Publik, ku janë blerë 300 teste.

Ndryshe sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është dhënë rekomandim për testim të një pacienti nga Kërçova, i cili dyshohet për infektim me linë e mjamunëve, duke shtuar se aktualisht në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar të dyshuar për linë e majmunit.

Ndërsa siç njoftuan autoritetet nga Kërçova personi në fjalë pas rekomandimeve për tu ndalur në spital dhe të testohet për linë e majmunit ka ikur dhe nuk është paraqitur më as te mjeku amë.

Lia e majmunëve është një virus që shkakton temperaturë, skuqje në lëkurë dhe puçrra. Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button