Lapsusi në Facebook, Thaçi premton 200 vende pune

Të gabosh në një fushatë elektorale duke publikuar shifra jo të sakta, sidomos kur bëhet fjalë për premtime për punësime, nuk shpëton pa u komentuar. Një lapsus i bërë nga stafi apo kryeministri Hashim Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook duke thënë se ai dhe qeveria e tij do të përkushtohen për hapjen e 200 vendeve të reja të punës ka tërhequr jo pak vemendjen e ndjekësve të tij por edhe mediave.

“Tubimet e fundit dje mbajta në Viti dhe Shtërpce ku fola për Misionin e RI – programin e qeverisjes sonë të ardhshme. U zotova të punoj me të gjithë pa dallime, për fuqizimin e zhvillimit ekonomik, për krijimin e 200 vendeve të reja të punës në Kosovë. Ejani sot në takimet e rradhës: 15:30 Istog, 16:30 Klinë, 17:30 Pejë dhe 19:30 në Deçan.

Jam i sigurtë se do të fitojmë mbi 40 deputetë, sepse na duhet një shumicë e fuqishme në parlament për të marrë vendime të rëndësishme.” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kjo gjë është korrektuar pas publikimit të lajmit në disa media. Gjatë këtyre ditëve fushatë, kryeministri ka premtuar se do të hapë 200 mijë vende pune nëse ai do të marrë edhe një mandat tjetër qeverisës. /Albeu http://www.albeu.com/kosove/lapsusi-ne-facebook-thaci-premton-200-vende-pune/155347/

Lajme të ngjashme

Back to top button