Pritet zyrtarizimi i Enis Bardhit te kampionët e Turqisë

Ekipi turk i Trabzonsporit dhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, pritet të nënshkruajnë marrëveshjen që mundëson Bardhi të vazhdojë karrierën në ekipin turk, transmeton Portalb.mk.

Bardhi vitet e fundit ka luajtur për ekipin spanjoll Levante, ekip i cili vitin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë spanjolle, pasi sivjet u pozicionua në vendin e parafundit në kategorinë e parë.

Ndryshe, Trabzonspor është në garën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Më 16 gusht do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër ekipit Copenghagen, ndërsa më 24 gusht lojën kthyese. Në rast se ekipi turk do të eliminojë ekipin danez, do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Trabzonspor në vitin e fundit arriti të shpallet kampion në kategorinë e parë të futbollit turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button