Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për ndalimin e eksportit të farave të lulediellit

Për të furnizuar fillimisht tregun vendor, përkatësisht kapacitetet vendore për prodhimin e vajit të lulediellit për gatim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e miratoi vendimin për ndalimin e eksportit të farave të lulediellit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizim me Ujëra dhe Ministria e Ekonomisë kanë dorëzuar Vendim për plotësimin e Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara, me të cilin i propozojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të kufizojë eksportin me tarifë të re, kodi 1206 00 – farat e lulediellit, duke përfshirë edhe ato të thyera edhe të grimcuara. Afati i aplikimit të këtij numri tarifor do të  vlejë deri më 31 dhjetor 2022, siç është përcaktuar në Vendimin për kufizime në eksportin e mallrave të caktuara (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 166/22), me numër 41-5943/1 datë 20.07.2022.

Siç njofton Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizim me Ujëra arsyeja e plotësimit të Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara me kodin tarifor 1206 00 – farat e lulediellit, përfshirë edhe ato të thyera edhe të grimcuara, është që pas përfundimit të korrjes, që duhet të fillojë në gjysmën e dytë të gushtit, të mundësohet fillimisht furnizimi i tregut vendas, përkatësisht kapacitetet vendase për prodhimin e vajit të lulediellit për gatim.

“Në vitin 2022 presim prodhimin e 11.800 ton luledielli dhe kemi sasi të mjaftueshme për të mbuluar 2 muaj nevojat e brendshme”, theksojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe për Ekonomizim me Ujëra, duke shtuar se këtë vit, përmes programit për intervenim është dhënë mbështetje financiare për pleh artificial për luledielli edhe atë 40% e çmimit ose 2.500 denarë për hektar si masë shtesë e mbështetjes bazë financiare, 11.000 denarë për hektar për përdorimin e materialit farë të pa certifikuar dhe 15.000 denarë për hektar me përdorimin e materialit farë të certifikuar.

Gjithashtu, siç thanë nga ministria, është shtuar masë plotësuese për lulediellin e prodhuar dhe të dorëzuar me minimum 1.500 kg/ha në ndonjë kompani blerëse të regjistruar, në vlerë prej 5.760 den/ha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button