Bashkimi Evropian dërgoi në Francë avionë për luftën me zjarret pyjore

Bashkimi Evropian (BE) ka dërguar në Francë katër avionë me qëllim për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve pyjore në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Komisioni i BE-së, Franca në kuadër të Mekanizmit për Mbrojtjen Civile të BE-së ka kërkuar ndihmë në luftën kundër zjarreve.

Pas thirrjes për mbështetje, BE-ja dërgoi në Francë katër nga avionët zjarrfikës të cilët ishin të vendosur në Greqi dhe Suedi.

Krahas avionëve drejt Francës janë nisur edhe ekipe zjarrfikëse nga Gjermania, Polonia, Austria dhe Rumania.

Po ashtu njoftohet se edhe sistemi monitorimit satelitor Copernicus i BE-së është aktivizuar nga Franca për të mbledhur të dhënat e nevojshme për luftën kundër zjarreve në Francë.

Zjarri që filloi muajin e kaluar në rajonin Landiras në jug të Francës dhe i cili dogji një sipërfaqe prej 14 mijë hektarësh nuk është shuar ende plotësisht. Thuhet se një zjarr i ri i shfaqur këtu ka përparuar dhe se në 2 ditët e fundit nga rajoni janë evakuuar 10 mijë persona.

Bëhet e ditur se krahas avionëve zjarrfikës në luftën me zjarrin janë mobilizuar edhe 1.100 punonjës zjarrfikës.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka theksuar se 9 nga 10 zjarret në Francë janë shkaktuar si pasojë e zjarrvënies, se në vend paraqiten rreth 200 zjarre në ditë dhe se një pjesë e madhe e tyre janë shuar me shpejtësi.

Edhe Alexandre Jouassard, zëdhënësi i sigurisë civile, dje vuri në dukje se zjarret kanë përparuar me shpejtësi dhe se çdo minutë sipërfaqe më të mëdha se 10 fusha futbolli digjen nga zjarret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button