Diskotekat verore në Shkup morën leje për punë për këtë vit

Diskotekat verore në Shkup morën leje për të funksionuar këtë vit, disa javë pasi shefat e tyre paralajmëruan protestë, e cila më pas u anulua, transmeton SDK.

Të bashkuar në iniciativën “Duam jetë të natës në Shkup”, ata falënderuan kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska dhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe Ekonomisë, Oliver Spasovski dhe Kreshnik Bekteshi, që i kanë ndihmuar në marrjen e lejeve të punës dhe me këtë ua mundësojnë të rinjve në Shkup të kenë jetë nate pas mesnate.

“Të rinjtë në Shkup do të kenë të njëjtën mundësi si të rinjtë në mbarë Maqedoninë dhe botën për t’u argëtuar dhe socializuar në lokalet normale dhe të sigurta të natës verore”, thonë pronarët e diskotekave.

Pronarët e diskotekave verore në Parkun e qytetit njoftuan se do të protestojnë para Qeverisë më 27 korrik për shkak se asnjë klub nuk ka marrë licencë për të vepruar, duke thënë se është turp që në kryeqytet nuk ka jetë nate gjatë periudhës së verës. Nga Ministria e Ekonomisë u përgjigjën se nuk mund t’u japin licenca klubeve derisa të merret një mendim pozitiv nga MPB-ja. MPB-ja tha se kërkesat e klubeve në Parkun e qytetit janë të pambështetura juridikisht, pasi nuk kanë projekt trafiku dhe tapi.

Protesta është anuluar vetëm një ditë pas shpalljes së saj, pasi shefat e diskotekave kanë pasur një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në të cilin u është premtuar zgjidhje e problemit me lejet e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button