U arrestua pedofili nga Tearca që ngacmoi seksualisht të miturën

Është arrestuar pedofili nga Tearca e Tetovës i cili ngacmonte seksualisht  dhe kërcënonte vajzën e mitur nga Kosova, transmeton Portalb.mk.

“Pjestarë e SPB Tetovë, dje (10-gusht) rreth orës 17.00, në Tearcë të Tetovës, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin M.A. nga ky fshat, për shkak të dyshimit se ka kryer e veprës penale “joshja e një fëmije nën moshën 14-vjeç, për akte të seksuale dhe tjera”. Bëhet fjalë për një të mitur nga Kosova fqinje dhe sipas raportit vepra është kryer përmes rrjeteve sociale”, tha Fatmir Rexhepi nga SPB Tetovë.

Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës ndaj personit M.A. do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Pedofili ka shtantazhuar një vajzë dymbëdhjetë vjeçare nga Kosova. Ai i ka kërkuar foto nudo dhe kur vajza e mitur nuk ia ka dërguar, ia ka marrë fotot dhe videot nga profili dhe ka nisur t’ia publikojë në rrjetet sociale me shkrime të turpshme dhe ofenduese.

E ndjerë në presion, 12-vjeçarja i ka treguar mamasë së saj, e cila më pas kontaktoi TV21 si dhe organet e rendit në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, për këtë fenomen shqetësues ka shkruar edhe Portalb.mk. Shkrimin mund ta gjeni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button