Në Tetovë do të hapet fabrikë për prodhimin e veturave elektrike, do të ketë ndihmë edhe nga Qeveria

Në seancën e sotme të Qeveria miratoi ndihmën shtetërore për fabrikën e re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit miratoi Informatën dhe mori Vendim fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike për dhënien e pëlqimit të Marrëveshjes për ndarjen e ndihmës shtetërore të lidhur mes Qeverisë së RMV-së, e përfaqësuar nga Drejtoria për Zona zhvillimore teknologjike industriale dhe “NEKST. E.GO MOBILE”. Veturat elektrike e-go do të prodhohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Ahen, Gjermani në TIRZ Tetovë do të hapë 3 deri 4000 vende të reja pune.

Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe kuptohet që për herë të parë do të prodhohen makina elektrike.

Përfitimet e këtij investimi janë të shumëfishta – nga hapja e vendeve të reja të punës, eksporti i produkteve me vlerë të shtuar, transferimi i njohurive dhe teknologjive, hartëzimi i vendit tek investitorët e huaj në këtë fushë, deri te kontratat dhe punë shtesë për kompanitë vendase.

Gurëthemelin e fabrikës së re do të vendoset e, me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, njoftoi në Facebook Artan Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button