KRRE solli vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë i RMV-së në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 1,34% në krahasim me çmimet me pakicë nga vendimi paraprak, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 den/l, kështu që çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 88,00 den/l, EUROSUPER BS-98 me pakicë 90,00 den/l, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 85,50 den/l.

Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë, pra mbeten në të njëjtin nivel të përcaktuar me vendimin paraprak dhe për rrjedhojë çmimi me pakicë i EURODIESEL-it (D-E V) është 90.00 den/l, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS është 52.786 den/kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button