Bullgari, protestë kundër qeverisë, akuzohet për pro-ruse (VIDEO)

Qindra qytetarë u mblodhën të mërkurën në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, për të protestuar kundër qeverisë së përkohshme dhe presidentit për përgatitjen për të negociuar me Rusinë për furnizimin me gaz natyror, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjeve të politikanëve të krahut të djathtë në mediat sociale, aktivistët u mblodhën para ndërtesës presidenciale në Sofje.

Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Rumen Radev, i cili njihet për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe brohoritën parulla kundër qeverisë.

Duke kujtuar se Rusia e shpalli Bullgarinë një “vend armik” për mbështetjen e saj për Ukrainën dhe se gjiganti energjetik i kontrolluar nga Kremlini, Gazprom ndërpreu shitjet e gazit natyror për Bullgarinë, aktivistët argumentuan se Bullgaria duhet të jetë plotësisht e pavarur nga Rusia për sa i përket furnizimit me energji.

“Bullgaria, konsumi i gazit të së cilës është tashmë i ulët, nuk ka nevojë për gaz natyror rus”, tha Stojan Mihalev, një ish-deputet nga partia e krahut të djathtë “Demokratët për një Bullgari të Fortë”.

Duke folur në tubim, aktivistët theksuan se blerja e gazit natyror nga Rusia do të thotë indirekt financim i regjimit të Putinit dhe luftës së tij kundër Ukrainës.

Protesta përfundoi pa incidente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button