RMV, ky vit shkollor do të fillojë më 1 shtator, ndërsa çdo vit pasues do të fillojë më 10 shtator

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend sivjet kthehen në shkollë nga 1 shtatori, ndonëse kishte ide që viti shkollor të fillojë 10 ditë më vonë, gjegjësisht më 12 shtator, konfirmoi për Meta.mk ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Ai bën të ditur se kjo praktikë e re është paraparë të futet nga shtatori i ardhshëm dhe viti shkollor në atë rast do të zgjasë deri më 20 qershor, transmeton Portalb.mk.

“Për këtë ide diskutuam pasi, në disa nga vendet tona të rajonit, si Shqipëri, Kroaci, viti shkollor nuk fillon më 1 shtator si këtu, por më vonë. Unë do të doja ta zhvendosja fillimin, po mendoj për këtë, edhe pse duhet të shohim se si do të pajtohet SAShK, sindikatat, si dhe institucionet e tjera që janë të lidhura me datat, për shembull, Qendra Shtetërore e Provimeve që është e lidhur me afate për shkak të numrit të madh të provimeve, përfshirë edhe dhënien e provimit të maturës shtetërore. Ndryshe, kondiseroj se është e mirë ideja për zgjatjen e vitit shkollor”, thotë Shaqiri për Meta.mk.

Nga data 1 shtator, mësimi sipas Konceptit të ri duhet të fillojë në klasat e dyta dhe të pesta. Për këto dy klasa, thotë ministri, ende nuk janë shtypur tekstet shkollore.

“Për sa i përket nëse do të arrijmë t’i sigurojmë tekstet në kohë, mund të them se do të ketë tekste dhe materiale mësimore për klasat e treta, të gjashta, të shtatë dhe të nënta. Tekstet e reja që do të shtypen për herë të parë, për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta, të gjitha procedurat kanë nisur në harkun kohor më të shpejtë. Pasi do të vonohen, e ngarkuam Byronë për Zhvillimin e Arsimit që të bëjë materialet përgatitore mësimore për tre muajt e parë deri sa të mbërrijnë tekstet shkollore. Ato materiale janë si tekstet shkollore, por kanë vetëm tema për tre muajt e parë”, thotë Shaqiri.

Meta.mk para pak kohësh shkroi se në faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit janë publikuar planprogramet e reja për klasat e dyta dhe të pesta. Për t’i realizuar ato nevojiten një mori fondesh dhe pajisjesh. Kështu p.sh., për realizimin me sukses të lëndës Shoqëria për klasën e dytë, thuhet se në klasë duhet të ketë kompjuter, projektor, pajisje digjitale (kamerë, telefon, TV, CD player), por edhe puzzle, pllaka logjike, loja “Mos u zemëro njeri”, vegla kopshti, higjienën personale dhe mjetet e higjienës së shtëpisë.

Vitin e kaluar, sipas rregullave të reja të vendosura nga Koncepti, të parët filluan të nxënësit e klasës së parë dhe të katërt. Byroja organizoi vizita ekspertësh këshillimor nëpër shkolla për të parë se si po shkon zbatimi, pas së cilës u konstatua se ende nuk ka klasa të pajisura mjaftueshëm me pajisjet, mjetet dhe materialet e nevojshme për zbatimin adekuat të planprogramit të ri, ndërsa nga ana tjetë u vu re se detyrat që jepen nga mësuesit janë më së shumti sfidë për nxënësit, duke nxitur kështu mendimin kritik dhe analizimin e situatave të caktuara.

Ndryshe, shkolla fillore në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë procesin mësimor prej 1 shtatorit me prani fizike.

“Viti shkollor fillon më 1 shtator 2022 dhe përfundon më 9 qershor 2023”, thuhet në nenin 2 të Kalendarit për organizimin dhe punën e shkollave fillore në vitin shkollor 2022/23.

Gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më 30 dhjetor 2022, kurse gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button