Disa tur operatorë shqiptarë për vizitë në Dibër

Aktivitetin e organizojnë në bashkëpunim, ambasada e Maqedonisë në Tiranë, invest zyra ndërkombëtare Maqedoni-Shqipëri-Kosovë, Komuna e Dibrës dhe Agjencia shqiptare për turizëm.

-Ky aktivitet është me rëndësi të veçantë pasi që qëllimi është promovimi i turizmit, rritja e këmbimit tregtar dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik nga të dyja anët e kufirit, deklaroi Fatos Mustafa udhëheqës i Zyrës ndërkombëtare invest Maqedoni-Shqipëri-Kosovë, në të njëjtën kohë edhe përfaqësues i ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Sipas kryetari të Dibrës, Ruzhdi Lata, rajoni i Dibrës ka shumë gjëra me të cilat krenohet dhe të cilat mund t’i tregojë botës.

-Lokalitete të shumta turistike dhe monumente interesante kulturore-historike. Veçanërisht tërheqëse për turistët janë lugina e Radikës, Liqeni i Dibrës, dy lokalitetet e banjës në Banjishte dhe Kosovrast dhe monumentet e shumta kulturore. Do t’i përmed disa prej tyre, xhamia Inkar, manastiri “Shën Jovan Kryqëzuesi” i njohur si manastiri i Bigorit, dy hamamet, disa shtëpi të vjetra të qytetit, tha kryetari i komunës Lata.

Shtoi se këtu janë edhe objektet e reja të investitorëve të Dibrës në sferën e hotelierisë dhe turizmit pranë Liqenit të Dibrës, që janë garanci për qëndrimin komfort të turistëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button