Janë zbuluar edhe dy simptoma të tjera që mund të tregojnë linë e majmunëve

Derisa profesionistët shëndetësorë dhe shkencëtarët janë ende në kërkim të përgjigjeve se si përhapet virusi i lisë së majmunit, një grup studiuesish kanë gjetur dy simptoma të tjera të lisë së majmunëve që nuk kanë qenë shenja tipike të sëmundjes deri më tani, shkruan Panacea. 

Një studim i botuar në British Medical Journal shqyrtoi të dhënat nga 197 pacientë me linë e majmunëve në Britaninë e Madhe. Ekipi i studiuesve zbuloi se ndryshe nga versionet e mëparshme të lisë së majmunëve, shpërthimi aktual i virusit shkakton simptoma të reja së bashku me shenjat e tjera klasike të lisë së majmunëve.

Rreth 71 pacientë të përfshirë në studim kishin dhimbje rektale, 33 vuanin nga dhimbje të fytit, 31 nga edema penile dhe 27 nga lezione orale, 22 pacientë kishin lezione solitare, ndërsa 9 prej tyre raportuan bajame të ënjtura.

LEZIONET SOLITARE

Një nga simptomat e reja të gjetura në studim ishin lezionet solitare. Është lezion i vogël, i lokalizuar
i lëkurës që mund të variojë nga lezione të padëmshme (lythat) deri te lezionet kërcënuese për jetën,
si melanoma

AJAMET E ËNJTURA

Pacientët në studim gjithashtu raportuan bajame të ënjtura, të cilat, së bashku me lezionet e veçanta, nuk njiheshin më parë si tipare tipike të infeksionit të lisë së majmunit dhe mund të ngatërroheshin me gjendje të tjera.

  • Shenjat klasike të lisë së majmunëve

Simptomat klasike dhe të dukshme të lisë së majmunëve përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, dhimbje shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, skuqje dhe lodhje, si dhe skuqje që i ngjan lisë së dhenve.

  • Si përhapet sëmundja?

Sëmundja mund të transmetohet nga një person tek tjetri përmes rrugës së pikave (kontakti i ngushtë) dhe kontaktit me ndryshimet e lëkurës që ndodhin tek pacienti. Autorët e studimit theksojnë se ky hulumtim ka disa kufizime – të gjithë pacientët ishin nga një qendër mjekësore, ndërsa studimi ishte vëzhgues

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button