fbpx

Sot dhe nesër në RMV shënohet Dita e të rinjve 2022, në fokus vullnetarizmi rinor dhe aktivizmi i gjelbër

Me 11 dhe 12 gusht, me fillim nga ora 17:00, në Shtëpinë e kulturës “Biljana Beliçanec” në Kisella Vodë, Shkup, do të shënohet Ditën e të rinjve me fokus vullnetarizmin rinor dhe aktivizmin e gjelbër, transmeton Portalb.mk.

Këtë vit kjo ditë ka një domethënie të veçantë sepse festohet në Vitin evropian të të rinjve, ndaj eventi synon të inkurajojë të rinjtë dhe t’u japë hapësirë ​​ideve, bisedave dhe reflektimeve për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme.

Vetë ngjarja është e veçantë pasi është tërësisht “gjelbër” me të rinjtë që lëvizin me biçikleta dhe do të prodhojë energji elektrike të pastër. Në këtë aktivitet do të ketë edhe pije të freskëta të bëra nga vullnetarët

This slideshow requires JavaScript.

.

“Të rinjtë janë të mirëpritur me biçikleta të prodhojnë energji elektrike dhe me gota sepse ngjarja do të organizohet pa mbeturina. Do të ketë edhe video-produksion me telefona të mençur. Nëpërmjet punëtorive të ndryshme, të rinjtë do të mund të shoqërohen dhe të mësojnë më shumë rreth Puntorive si dizajnimi dhe krijimi i eko-qeseve, instrumente nga materiali i ricikluar, “Shpëtojeni planetin shtëpi”, punëtori për riciklim, punëtori për ndryshimet klimatike rreth 125 kg kub karboni , reduktimin e mbeturinave dhe zgjedhjen e duhur të mbeturinave në aktivitetet e përditshme”, thuhet në njoftimin e GoGreen.

Të dy ditët do të ketë ekspozitë nga artistët e rinj, si dhe një ekspozitë fotografike mbi vullnetarizmin dhe eko-aktivizmin. Gjithashtu do të ketë edhe argëtim që do të mbulohet nga bende të rinjsh dhe artistë.

Të premten në mbrëmje do të ketë edhe kino në biçikletë, do të shfaqen filma mbi vullnetarizmin dhe ekoaktivizmin. Një pjesë e filmave të shkurtër do të jenë nga programi EU Youth Cinema :Green Deal.

Gjithashtu, të rinjtë do të kenë mundësinë përmes info-pikave të BE-së dhe Agjencisë kombëtare të njihen më nga afër me programet dhe aktivitetet që ofrojnë për të rinjtë.

Ngjarja organizohet nga Qendra vullnetare dhe Go Green, dhe mbështetet nga Komuna e Kisella Vodës, Agjencia kombëtare për programe arsimore dhe mobilitet, EU House Skopje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button