RMV, KSI rekomandoi vendosjen e masave izoluese për rastet e dyshuara me linë e majmunit

Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) në mbledhjen e sotme eanalizoi situatën aktuale lidhur me evidentimin e rastit të dyshuar të lisë së majmunëve në vend. Nga atje thanë se është konstatuar se të gjitha institucionet kompetente janë përfshirë në mënyrë aktive në procesin e analizave epidemiologjike, konfirmimit laboratorik dhe izolimit të rastit të dyshuar, transmeton Portalb.mk.

Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi vendosjen e masave izoluese/karantine, konkretisht:

  • Izolimi në kushte shtëpie ose spitali të rasteve të dyshuara të lisë së majmunëve deri në testimin e tyre;
  • Izolimi i rasteve të konfirmuara në kushte shtëpie ose spitalore deri në përfundimin e sëmundjes ose shërimin;
  • Gjurmimi ditor i kontaktit epidemiologjik të rasteve të konfirmuara të lisë së majmunit gjatë periudhës 21-ditore të inkubacionit.

KSI rikonfirmoi rekomandimin për Ministrinë e Shëndetësisë për marrjen e të gjitha masave të nevojshme parandaluese.

Ndryshe sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është dhënë rekomandim për testim të një pacienti nga Kërçova, i cili dyshohet për infektim me linë e mjamunëve, duke shtuar se aktualisht në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar të dyshuar për linë e majmunit.

Ndërsa siç njoftuan autoritetet nga Kërçova personi në fjalë pas rekomandimeve për tu ndalur në spital dhe të testohet për linë e majmunit ka ikur dhe nuk është paraqitur më as te mjeku amë.

Lia e majmunëve është një virus që shkakton temperaturë, skuqje në lëkurë dhe puçrra. Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button