Aksion “Maqedonia u lexon fëmijëve”

Ambasada e Republikës së Polonisë dhe shtëpia botuese “Kultura” sot organizojnë aksion “Maqedonia u lexon fëmijëve”.

Qëllimi i aksionit është t’i promovojnë vlerat universale, siç janë leximi i librave dhe njëheri të nxiten gjeneratat më të reja ta duan librin dhe të krijojnë shprehi për lexim.

“Maqedonia u lexon fëmijëve” është aksion me karakter social, e para së gjithash edukativ dhe ka për qëllim ta pasurojë përditshmërinë e fëmijëve.

Në aksionin do të marrin pjesë fëmijë nga “Fshati i fëmijëve SOS” dhe nga shoqata “Na jepni krahë”, të cilët do të shoqërohen me bashkëshorten e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova dhe me bashkëshorten e ambasadorit të Polonisë në Maqedoni, Kinga Multanovska – Netman.

Lajme të ngjashme

Back to top button