Mësimi në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut sivjet do të fillojë më 1 shtator, ndërsa do të mbarojë më 9 qershor

Shkolla fillore në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë procesin mësimor prej 1 shtatorit me prani fizike, transmeton Portlab.mk.

“Viti shkollor fillon më 1 shtator 2022 dhe përfundon më 9 qershor 2023”, thuhet në nenin 2 të Kalendarit për organizimin dhe punën e shkollave fillore në vitin shkollor 2022/23.

Gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më 30 dhjetor 2022, kurse gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar.

“Gjatë pushimit dimëror, punonjësit e shkollave nga data 02.01.2023 deri më 10.01.2023 shfrytëzojnë ditë jopune me pagesë”, shkruhet në Kalendar.

Në kalendar theksohet që nga 12 deri 23 qershor ka mësim plotësues, provim përmirësues dhe provim klasor, ndërsa nga 15 deri 21 gusht të vitit 2023 do të organizohet orë përgatitore, konsultime dhe forma për të ndihmuar nxënësit që i nënshtrohen provimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button