fbpx

Janë “avulluar” 23 milionë euro nga buxheti i Maqedonisë së Veriut gjatë realizimit të masave anti-kovid, alarmoi Revizioni

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar keqpërdorime të ndryshme në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve financiare për masat anti-kovid, duke shkaktuar 23 milionë euro dëmtim të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Të dhëna jo të plota për mbështetjen e kthyer financiare nga shfrytëzuesit e masave qeveritare. Si rezultat i situatës së krijuar është zvogëlimi i të hyrave në Buxhetin e RMV-së në vlerë të përgjithshme prej 1.437.005.000 denarë, gjegjësisht rreth 23 milionë euro”, raportoi Enti Shtetëror për Revizioni.

Hulumtimet janë në kuadër të temës ““Masat dhe politikat e marra në mbështetje të punësimit dhe profesioneve të prekura nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga Covid-19”, të përqendruara në gjashtë pakot e miratuara nga Qeveria për periudhën prej 19.03.2020 deri më 20.04.2021.

“Me këtë revizion të suksesit janë përfshirë 36% nga totali i mjeteve të planifikuara për vitin 2020 dhe 2021 përmes programit të Qeverisë P – Masat për përballjen me krizën Covid-19, që paraqet 12.637.534.000 denarë (rreth 205 milionë euro),  prej të cilave janë realizuar 11.512.447.000denarë”, deklarojnë nga Enti.

Raportohet që nga fillimi i pandemisë e deri më fund të vitit 2020 kanë humbur vendin e punës 17 022 qytetarë, ndërsa Drejtoria për të Ardhura Publike kishte konstatuar që disa punëdhënës nuk i kanë paguar punëtorët, përkundër që kanë marrë mjete nga Qeveria,

“Numri i punëdhënësve që nuk kanë paguar pagat deri në janar 2022 është 135 për gjithsej 435 të punësuar për shumën e përkrahjes së shfrytëzuar prej 6.317 mijë denarë, që ka si pasojë keqpërdorimin e mbështetjes së ndarë”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button