Banka Popullore në RMV nuk e ndryshoi normën bazë të interesit, rreziku për çmimet e ushqimeve dhe energjisë është lufta në Ukrainë

Në seancën e djeshme të Komisionit për Politikë Monetare Operative të Bankës Popullore, u vendos që norma bazë e interesit për bonot e thesarit të mos ndërrohet, pra të mbetet në nivelin 2,5%. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt nuk ka ndryshuar dhe arrin në 10 miliardë denarë, informojnë nga Banka Popullore e RMV-së, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Nga Banka Popullore thonë se tregu i këmbimit valutor ka shënuar stabilizim të dukshëm në periudhën e fundit dhe Banka Popullore ndërhyn duke blerë valutë. Në të njëjtën kohë, presionet nga kriza energjetike janë ulur ndjeshëm, ndërkohë që fluksi i valutës në tregun valutor gjatë kësaj periudhe është dukshëm më i lartë se sa pritej. Në të njëjtën kohë, në tregun valutor vërehen disa ndryshime pozitive në raport me kërkesën për valutë nga personat fizikë vendas, që tregon për një stabilizim gradual të pritshmërive dhe besimit të subjekteve vendase.

“Të dhënat e fundit për inflacionin tregojnë inflacion mesatar prej 10,9% në periudhën janar– korrik 2022, ku tre të katërtat e kësaj rritjeje ende shpjegohet me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Prandaj, dinamika e inflacionit është ende kryesisht reflektim i faktorëve në anën e ofertës, përkatësisht rritjes së çmimeve të importit të ushqimeve dhe energjisë elektrike, duke përfshirë edhe çmimin e brendshëm të energjisë elektrike, i cili është nën ndikimin e zhvillimeve në tregun botëror të energjisë”, venë në pah nga Banka Popullore.

Ata shtojnë se presione të tilla shpejt kalojnë në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera dhe nxisin më tej pritshmëritë inflacioniste, gjë që flet për nevojën për politika të brendshme të kujdesshme.

“Dinamika vjetore e inflacionit bazë ka mbetur e qëndrueshme. Gjithashtu, të dhënat dhe pritshmëritë e fundit në tregjet botërore lënë të kuptohet për një lehtësim gradual të presioneve të çmimeve, përkatësisht pritshmëritë për çmimet e ushqimeve janë rishikuar dhe shënojnë rënie, ndërkohë që çmimet e naftës pritet të stabilizohen në fund të vitit 2022 dhe më pas të ulen”, thonë nga Banka Popullore.

Megjithatë, rreziqet nga ana e ofertës, veçanërisht në lidhje me lëvizjet e ardhshme të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, janë ende të theksuara për shkak të aktiviteteve luftarake në Ukrainë, kështu që pasiguria lidhur me efektet e përhapura në inflacionin e brendshëm mbetet e lartë.

Të dhënat për aktivitetin në ekonominë vendase në tremujorin e parë prej 2.4%, si dhe vlerësimet për rritje të mëtejshme për periudhën prill – qershor 2022 janë aktualisht në përputhje me pritshmëritë e fundit. Rreziqet për periudhën e mëtejshme mbeten në mundësi për rënie, në kushte kur konflikti ushtarak në Ukrainë, pandemia e zgjatur dhe tensionet gjeopolitike globale veprojnë mbi paqëndrueshmërinë e lartë dhe në pa parashikueshmëri të kushteve të jashtme ekonomike dhe financiare. Kështu, në këtë periudhë, rritje vjetore e mëtejshme, por pak më e moderuar, vërehet në industri, qarkullim në tregtinë e përgjithshme dhe gastronomi, ndërsa aktiviteti në ndërtimtari në periudhën prill – maj shënon ngadalësim të rënies.

Na Banka Popullore thonë se rreziqet për kontekstin e përgjithshëm makroekonomik janë ende të theksuara. Rreziku kryesor vazhdon të jetë pasiguria e shkaktuar nga tensionet gjeopolitike globale dhe ndikimi i tyre në çmimet dhe aktivitetin ekonomik në një kuadër global. Rreziqet e pandemisë kovid-19, e cila ende nuk ka përfunduar, nuk duhet të anashkalohen. Në kushte të tilla del edhe më shumë nevoja për politika të brendshme të kujdesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button