Bullgaria ka shpallur tender për një pjesë të autostradës drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut

Agjencia qeveritare bullgare “Infrastruktura rrugore” njoftoi se sot ka shpallur tender publik për zgjedhjen e kontraktorit për përpunimin e projektit ideor-teknik me orar të detajuar – plan për parcelën për ndërtimin e autostradës “Gueshevë-Dupnicë”.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, rruga do të mundësojë lidhje të përshtatshme midis korridorit transportues trans-evropian “Orient/Mesdheu Lindor”, përmes të cilit rruga e autostradës “Struma” dhe kufiri me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo rrugë është pjesë e TEN-T rrjetit kryesor.  Pritet që autostrada të jetë në gjatësi prej rreth 62 kilometrave.

Ndërtimi i autostradës së re, e cila është dyfishi i pjesës së rrugëve në Bullgari në rajonin I-6 Gyueshevo – Qystendil dhe II-62 Qystendil – Dupnicë, do të sigurojë transport të shpejtë, komod dhe të sigurt të njerëzve dhe mallrave, si dhe lidhje direkte të qytetit Dupnicë me rrugën magjistrale Struma dhe i gjithë rrjeti i autostradave në rrethinë.

Me zbatimin e furnizimit publik në fazën e projektimit ideor, do të shqyrtohen zgjidhje alternative për realizimin e rrugës midis pikës kufitare “Gueshevë” dhe autostradës “Struma”, me shpejtësi projektuese 120 km/h dhe gabarit G27, pas çka do ketë qasje ndaj zbatimit të procedurave të duhura ekologjike.

Pas vendimit të organit kompetent për mjedisin jetësor, do të mund të kalohet në përpunimin e projektit teknik për rrugën e lejuar, duke e përfshirë edhe projektin për Planin e detajuar zhvillimor. Vlera e parashikuar për realizimin e marrëveshjes për projektin publik është 3,1 milionë leva (1,6 milionë euro) pa TVSH, ndërsa mjetet janë nga buxheti i Agjencisë qeveritare bullgare për infrastrukturë. Termi për përpunimin e projektit është 150 ditë kalendarike nga data e nënshkrimit të marrëveshjes dhe e përfshin vetëm kohën e projektimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button