Rama u takua me Erdoganin, tregon për dy temat kryesore të diskutimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që e kishte në Ankara me presidentin e Turqisë Recep Taip Erdogan – me ftesën e këtij të fundit. Në atë takim është diskutuar për krizën energjetike dhe sigurimin e lëndëve të ushqimeve bazë, njofton Portalb.mk.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama në Facebook.

Erdogan ka paralajmëruar një turne në Ballkanin Perëndimor, muajin që vjen.

Ai është bërë ndërmjetësues mes Rusisë dhe Ukrainës, si rezultat i kësaj bashkë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është arritur një marrëveshje për eksportin e grurit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button