RMV: ekstremizmi etnik dhe racor është fokusi i ri i njësisë antiterroriste, përkrahet nga SHBA-ja dhe Gjermania

Sektori anti-terror në MPB, një nga sektorët që njihen më së paku e për të cilin nuk flitet asnjëherë, përveç luftës kundër terrorizmit radikal islamik, i cili rekruton edhe shtetas të Maqedonisë në fushëbetejat në Irak dhe Siri, është i përfshirë edhe në luftën globale kundër neo-nazizmit dhe ajo që, e djathta ekstreme në Evropë dhe në botë, zakonisht e motivon ose kryen si terrorizëm të motivuar nga aspekti racor dhe etnik, shkruan SDK.

Në Maqedoninë e Veriut, rreziku më i madh nga i cili mund të lindin aktet terroriste për motive etnike ose racore është kontakti verbal dhe shpesh fizik midis grupeve të tifozëve të futbollit të armiqësuara, kryesisht të kombësisë maqedonase dhe shqiptare.

Më 27 prill 2017, duke mos lejuar dorëzimin paqësor të pushtetit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, duke promovuar tek ndjekësit e tij urrejtje etnike ndaj shqiptarëve, duke i trembur me të ashtuquajturën platformë të Tiranës, i nxiti ata të sulmojnë Kuvendin, të kryejnë dhunë të paprecedentë ndaj deputetëve të opozitës dhe tentuan të vrasi kreun e një partie të shqiptarëve.

Çdo ditë ka sulme verbale dhe fizike ndaj njerëzve me lëkurë më të errët, tek ne janë romët, më pas ndaj personave nga LGBT dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, diçka që aktualisht është shumë më ekstreme në botë, por që po merr hov të madh edhe tek ne, nga njerëz dhe grupe të caktuara. Jozyrtarisht mësojmë se edhe në sistemin tonë kriminal, ashtu si në vendet e tjera me një histori më të gjatë demokratike, sulmet e tilla në të ardhmen do të klasifikohen si terrorizëm.

Me fjalë të tjera, Maqedonia e Veriut përmes Njësisë Antiterroriste dhe organeve të tjera të sigurisë, në kuadër të një aksioni global, i kthehet ekstremizmit të dhunshëm me motive racore dhe etnike, e jo vetëm në ekstremizmin e ushtrive të Shtetit Islamik.

“Nën kujdesin e Qeverisë së SHBA-së dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Republika e Maqedonisë së Veriut mori pjesë në themelimin e Forumit Policor për përballje me terrorizmin. Forumi përfaqëson zgjerim të fokusit, ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të agjencive ligj-zbatuese si partnerë në zbatimin e të drejtës penale për aktivitetet globale të ekstremistëve të dhunshëm me motive racore dhe etnike (REMVE Racially or ethnically motivated violent extremist)”, thonë nga MPB.

Fokusi tani po zgjerohet në të ashtuquajturit ekstremistë të dhunshëm të supremacisë së bardhë.

“Duke e hapur këtë Forum, aktorët e ekstremizmit të dhunshëm me motive racore ose etnike ose siç quhen në disa vende ‘ekstremistë të dhunshëm të ekstremit të djathtë’, ‘ekstremistët e dhunshëm me identitetit të bardhë’ ose ‘ekstremistët e dhunshëm të supremacisë së bardhë’ synojnë të mbrojnë perceptimin e identiteti etnik apo nazist, të fokusuar në racë, kulturë, përkatësinë etnike dhe origjinën kombëtare”, theksohet më tej në reagimin shumë të kujdesshëm të MPB-së, pa detaje të tjera.

Jemi dëshmitarë të sulmeve të shumta fatale nga ekstremistët e dhunshëm me motive racore dhe etnike në gjithë botën, të cilët po gjejnë ndjekës të rinj edhe në rrjetet sociale, thonë nga MPB.

“Për më tepër, pandemia KOVID-19 i ka përforcuar dezinformatat dhe lajmet e rreme dhe u ka lejuar aktorëve të REMVE të shtojnë përpjekjet e tyre për të fituar ndjekës të rinj në internet.” “Kërcënimet nga lidhjet transnacionale midis këtyre ekstremistëve të dhunshëm nga e gjithë bota po rriten veçanërisht për shkak të komunikimit të tyre të ndërsjellë individual ose grupor, rekrutimit, radikalizimit dhe ndarjes së trajnimeve taktike, si në internet ashtu edhe personalisht”, theksojnë nga ministria.

Ata besojnë se gjatë 20 viteve të fundit, komuniteti ndërkombëtar ka ndërtuar marrëdhënie të forta për shkëmbimin e informacioneve dhe mekanizmave për t’u përballur me grupet terroriste si ISIS dhe Al-Kaeda, lidhjet dhe degët e tyre.

“Në këtë moment është kritike që ne të zhvillojmë të njëjtën rutinë në ndarjen e informacioneve në lidhje me rrjetet dhe kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm me motive etnike dhe racore. Ky Forum është fillimi i krijimit të linjave të komunikimit ndërmjet vendeve partnere dhe strukturave të sigurisë përgjegjëse për zbatimin e ligjit nga e gjithë bota që punojnë në këtë çështje. Forumi për REMVE ka për detyrë bazë që t’i bashkojë qeveritë dhe institucionet partnere në drejtim të krijimit të një koalicioni joformal global i cili do të fokusohet në lokacionet ku aktorët e REMVE-së janë aktivë”, vlerëson MPB-ja dhe thotë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në këtë Forum është edhe një  konfirmim i angazhimit dhe statusit tonë si partner i barabartë në luftën globale kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Cila është Njësia Antiterroriste në Ministrinë e Brendshme, apo Departamenti për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, qëi duhet t’i kryejë të gjitha këto aktivitete dhe në cilin sektor vepron, dihet pak. Kur DSK-ja u shkëput nga Ministria, pra u shndërrua në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, pushoi së ekzistuari në letër për një periudhë të shkurtër, por që ekzistonte fizikisht. Megjithatë shumë shpejt ajo kaloi në Byronë e Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme dhe u reformua sipas standardeve dhe trajnimeve të reja ndërkombëtare.

“Në vitin 2019, me ndarjen e DSK-së nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes themelimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, u shfaq nevoja për krijimin e një strukture më serioze që do të merret me sfidat e sigurisë që ndërlidhen me terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. Kështu, nga Njësia për Krime të Rënda dhe Terrorizëm, e cila ka ekzistuar në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda në BSP, me mbështetjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, më 01.01.2019, u themelua Departamenti për Luftimin e Terrorizmit të Dhunshëm ekstremizmin dhe radikalizmin”, ose Njësia e Antiterrorizmit, siç quhet shkurt, thonë nga ky Departament.

Për shkak të specifikës së punës së Njësisë Antiterroriste, MPB nuk zbulon se çfarë ka penguar deri më tani, vetëm faktet e njohura përgjithësisht të gjetjes dhe kthimit të luftëtarëve nga Siria në shtëpi në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë vuajtur ose janë duke vuajtur dënime me burg për pjesëmarrje në fushëbeteja të shteteve të huaja.

“Që nga fillimi i funksionimit të Departamentit janë ndërmarrë disa masa dhe aktivitete në drejtim të parandalimit, pengimit dhe ndjekjes penale të personave dhe grupeve që kanë të bëjnë me veprime, të cilat me veprimtarinë e tyre paraqesin kërcënim për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, në përputhje me kompetencat e Departamentit për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Si rezultat i aktiviteteve të përmendura qysh në vitin e parë të ekzistencës së Sektorit, përkatësisht nga fundi i vitit 2019 dhe fillimi i vitit 2020, janë ngritur 7 kallëzime penale për krime në fushën e terrorizmit ndaj 24 personave, të cilët tashmë janë gjykuar dhe dënuar me burg”, thonë nga atje.

Trajnimet në këtë departament, shumë shpesh edhe jashtë vendit, nuk ndalen dhe intensifikohen për shkak të formave të reja globale të krimit.

“Lufta kundër terrorizmit është luftë globale, veçanërisht në një kohë kur informacionet udhëtojnë shpejt, njerëzit lëvizin lehtësisht, kalojnë kufijtë, sulmet dhe aktivitetet planifikohen në një vend dhe kryhen në një tjetër. Edhe organet e zbatimit të ligjit duhet të përshtaten me këtë dinamikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për krimet në fushën e terrorizmit. Ata duhet të funksionojnë në atë drejtim, ashtu që bashkëpunimi me vendet e tjera partnere imponohet si i domosdoshëm dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm”, venë në pah nga MPB.

Një problem që imponohet në shërbimet e sigurisë të çdo vendi është financimi i terrorizmit. Por edhe krimi kibernetik.

“Gjatë viteve dhe përvojave që mbledhim me punën tonë të përditshme, ne perceptojmë fusha të reja që diktojnë drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet Sektori për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, siç është financimi i terrorizmit, që është një çështje jashtëzakonisht komplekse, si dhe hetime lidhur me rrjetet sociale. Njëkohësisht duhet ta veçojmë bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet dhe agjencitë përkatëse në vend”, nga Departamenti theksojnë se në shërbim të tyre duhet të përfshihen edhe institucionet e tjera, nëse duam të jemi të sigurt nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Por aktiviteti i tyre nuk lidhet vetëm me inteligjencën, zbulimin, çaktivizimin e bombave, kthimin e luftëtarëve nga fushëbeteja e Irakut dhe Sirisë. Ata duhet të jenë nënkrye dhe të monitorojnë situatën pas kthimit të luftëtarëve, sjelljen e tyre, pranimin nga shoqëria etj.

“Sfidat me të cilat duhet të përballemi seriozisht dhe me vendosmëri janë ballafaqimi me njerëzit që kthehen nga fushëbetejat në Siri dhe Irak, të ashtuquajturat luftëtarët e huaj terroristë, gratë dhe fëmijët e tyre që gjithashtu kanë qenë në ato rajone – trajtimi penal dhe pas-penal i këtyre personave. Për këtë qëllim është i pashmangshëm sinkronizimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, për të cilin po punohet me mbështetjen e Komitetit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë fushë, ne bashkëpunojmë dhe mbledhim përvoja nga vende të tjera që përballen me të njëjtat fenomene, për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme, në përputhje me shoqërinë tonë”, ndërsa nga ky Departament thonë se edhe kjo është në kuadër të punës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button