Gjysma e Gen Z përdorin rrjetet sociale për t’u dukur më interesant

Sipas një sondazhi që është bërë, doli që gjysma e Gen Z thonë që rrjetet sociale janë vendi i vetëm ku ata mund të jenë vetvetja. Në këtë sondazh gjithashtu është vënë në pah që të rinjtë po përdorin platforma si Tiktok për ta bërë të duket se jeta e tyre është më emocionuese sesa në realitet, shkruan Independent, transmeton Portalb.mk.

Një studim që morën pjesë 1000 njerëzve të moshës 18 deri në 25 vjeç zbuloi se më shumë se një e pesta e tyre nuk pëlqenin të ekspozonin personalitetin e tyre të vërtetë, ndërsa tre nga 10 që nuk e kishin problem ta tregonin personalitetin e tyre të vërtetë.

Rreth 58 për qind zbuluan se prania në internet i bën ata të ndiheshin më rehat në lëkurën e tyre.

Mungesa e besimit (55 për qind), presioni nga shoqëria (34 për qind) dhe gjykimi nga të tjerët (42 për qind) ishin ndër arsyet kryesore pse të rinjtë luftonin për të qenë vetvetja.

Gjysma e tyre thanë që nuk janë vetvetja në rrjetet sociale dhe një pjesë e ngjashme përdorin rrjetet sociale për ta bërë jetën e tyre më interesante sesa është në të vërtetë.

Hulumtimi u bë nga Adobe. Simon Morris, nënkryetari i marketingut të kompanisë, tha:

“Ne e dimë se jemi në një epokë të re të lirisë së shprehjes dhe gjenerata e ardhshme ka më shumë gjasa se kurrë të thyejë barrierat dhe të bëjë rregullat e veta, por ndonjëherë duke e treguar këtë në botën reale mund të duket e frikshme.”

Sondazhi zbuloi se 40 për qind e të anketuarve mendonin se të qenit rehat në lëkurën e tyre ishte diçka që vjen me moshën, ndërsa një e pesta thanë se nuk do të tregonin personalitetin e tyre të vërtetë deri në të 40-at.

Instagram, Facebook dhe TikTok janë platformat kryesore që të rinjtë përdorin më shumë për t’u ekspozuar. Muzika (30 për qind) dhe moda (27 për qind) u quajtën mënyrat më të mira për të shfaqur personalitetin e vërtetë të dikujt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button