Pacienti nga Kërçova i dyshuar për linë e majmunit iku nga spitali

Është dhënë rekomandim për testim të një pacienti nga Kërçova, i cili dyshohet për infektim me linë e mjamunëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se aktualisht në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar të dyshuar për linë e majmunit, transmeton Portalb.mk.

“Lidhur me pacientin e përmendur në media, sipas informacioneve nga spitali i Kërçovës, bëhet fjalë për një pacient të dyshuar i cili është në gjendje të mirë shëndetësore edhe me rezultatet e rregullta laboratorike, për të cilin është dhënë rekomandim për testim. Aktualisht po organizohet një ekip epidemiologjik për të zbatuar anketë epidemiologjike. Deri më tani, asnjë material testues nuk është dorëzuar në Institutin e Shëndetit Publik dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa siç njoftuan autoritetet nga Kërçova personi në fjalë pas rekomandimeve për tu ndalur në spital dhe të testohet për linë e majmunit ka ikur dhe nuk është paraqitur më as te mjeku amë.

Lia e majmunëve është një virus që shkakton temperaturë, skuqje në lëkurë dhe puçrra.

Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve.

Ai është zbuluar për herë të parë te majmunët në vitin 1958, prej nga ka edhe emrin. Megjithatë, brejtësit shihen tani si burimi kryesor midis kafshëve.

Ndryshe, në 78 vende të botës, shumica prej tyre në Evropë janë raportuar mbi 18.000 raste të lisë së majmunëve, njoftoi në fund të korrikut Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga OBSH-ja të shtunën, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe shqetësimeve se mund të bëhet endemike në më shumë vende.

Deri më tani, 98 për qind e rasteve jashtë vendeve në Afrikë ku virusi është endemik janë raportuar tek burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, tha OBSH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button