Leje-qëndrimet gjatë vitit 2021 në BE u rritën duke iu afruar niveleve të para pandemisë

Lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë në Bashkimin Evropian iu afruan niveleve para pandemisë vitin e kaluar, me Poloninë që kryeson bllokun kryesisht për shkak të imigrimit të lidhur me punën ndërsa Franca tërhoqi kryesisht studentët, njoftoi dje zyra e statistikave e bllokut, shkruan Euractiv

Pavarësisht pandemisë e cila vazhdon, numri i lejeve të para të qëndrimit të lëshuara në BE për qytetarët që e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së u rrit me 31% në 2.952.300 në 2021 nga viti paraprak, duke iu afruar shifrës prej 2.955.300 lejeve të tilla të lëshuara në vitin 2019.

Kjo rritje u nxit kryesisht nga punësimi – i cili përbënte 1.3 milionë leje në vitin 2021 – dhe arsimi.

Polonia lëshoi ​​gati një milion leje qëndrimi – 33% e totalit të bllokut – nga të cilat 790.100 ishin të lidhura me punën, duke përfshirë 666.300 ukrainas në marrëveshje dypalëshe.

Pason Spanja, Franca, Italia, Gjermania dhe Holanda. Së bashku, gjashtë shtetet anëtare përbënin rreth tre të katërtat e të gjitha lejeve të lëshuara në BE në vitin 2021.

Ukrainasit morën numrin më të madh të lejeve të reja të qëndrimit vitin e kaluar, rreth 30% të totalit të lëshuar. Pasojnë qytetarët e Marokut dhe Bjellorusisë, duke zënë së bashku 10%.

Franca ishte larg nga destinacioni më i zakonshëm për studentët nga vendet jo anëtare të BE-së, me 90.600 leje të para të lëshuara në vitin 2021, kryesisht për qytetarët kinezë.

Numri i lejeve për sirianët dhe brazilianët u tkurr në vitin 2021, përkatësisht me 14% dhe 2%.

Afërsia gjeografike, lidhjet historike dhe gjuhësore ose një rrjet i krijuar migrantësh ndikuan në zgjedhjen e vendit për shumë emigrantë të rinj, tha Eurostat.

Polonia fqinje ishte destinacioni kryesor për ukrainasit dhe bjellorusët, ndërsa marokenët, brazilianët dhe kolumbianët kërkuan vendbanim në Francë, Portugali dhe Spanjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button