fbpx

Komuna e Tetovës i mban “sekret” kontratat e punës të realizuara përmes agjencisë private

Edhe pse paguhen me paratë e qytetarëve, kontratat e punës të realizuara nga Komuna e Tetovës përmes agjencisë private për punësim “Xhob 2011” mbeten sekrete për publikun. Kjo marrëveshje taksapaguesve tetovarë ju ka kushtuar rreth 297 mijë euro, ndërsa komuna nuk i tregon emrat se kush është punësuar përmes kësaj marrëveshjeje. Topin e hedhin te agjencia private, ndërsa kjo e fundit nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske, shkruan Portalb.mk.

Komuna e Tetovës, edhe pse e pyetur shumë herë nga Portalb.mk për këtë çështje, vazhdimisht kanë ikur nga përgjigja konkrete. Madje edhe përmes kërkesës për qasje në informata të karakterit publik nuk i japin informatat e kërkuara në lidhje me atë se kush është i punësuar në Komunë përmes agjencisë private për punësim.

Lidhur me këtë pyetje duhet të drejtoheni drejtpërsëdrejti tek agjencia private. Pasi në bazë të normave juridike të Ligjit për të punësuarit në sektor publik dhe Ligjit për agjencitë private për ndërmjetësim gjatë punësimit këta punëtorë llogariten si të punësuar në agjencitë private ndërkaq punët i kryejnë në Komunën e Tetovës. Të gjitha këto kontrata janë punësime që plotësojnë vendet vakante të punës në Komunën e Tetovës dhe janë në përputhje me sistematizimin të vendeve të punës”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Informatat e njëjta i kërkuam edhe nga agjencia “Xhob 2011” por nga atje nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske.

Theksojmë se në mesin e shumë komunave të cilat kanë nënshkruar kontrata me agjencitë private për punësime të përkohshme, ajo e Tetovës është me shumën më të lartë prej 18.290.00 milionë denarësh (rreth 297 mijë euro). Kompensimi për shërbimet nga ana e agjencisë arrin 6.58% të bruto pagës, plus 18% TVSH.

Në qoftë se transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia para opinionit dhe para qytetarëve të Tetovës, mbeten imperativ kryesor i punës së komunës, ashtu siç thonë, atëherë komuna duhet t’ua sqarojë qytetarëve se kush merr pagë nga taksat e tyre.

Ndryshe, Kasami para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjëndër edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Kujtojmë që komuna dy herë deri tani ka publikuar emrat e personave të cilët kanë qenë të punësuar përmes kontratave në vepër, në tremujorin e parë të vitit ishin 78 ndërsa në tremujorin e dytë ishin 14.

Kontratën në mes Komunës së Tetovës dhe Agjencisë “Xhob 2011” të plotë e gjeni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button