Ja si gjenerata Z e zbulon kush është Millennial, me këtë gjest të thjeshtë të dorës (VIDEO)

Gjenerata Z ka shumë për të thënë për Gjeneratën Millennial. Brezi i ri dallon shumë nga mënyra e jetesës në krahasim me brezin më të vjetër dhe ata përmes një video u munduan ta tregonin këtë dallim, shkruan Independent, transmeton Portalb.mk.

Në një video të postuar në TikTok, përdoruesi @zoii.tsa postoi një video të punëtorëve të kafeneve me mbishkrimin “Gen Z kundër Millennial”.

Videoja, e cila është parë 3.9 milionë herë, tregon punëtorët në një kafene që u kërkohet të bëjnë një sinjal specifik me dorë dhe në mbishkrim kanë shkruar “Gjeni kush i përket Gjeneratës Millennial”.

Personi që filmon videon është duke ecur përreth duke u kërkuar kolegëve të saj të plotësojnë shenjën me dorën e zemrës që ajo bënte.

Ajo përdor gishtin e mesit dhe gishtin tregues për të bërë zemrën dhe shumica e kolegëve të saj përdorën të njëjtat dy gishta për të plotësuar gjysmën e shenjës së dorës.

Megjithatë, një nga bashkëpunëtorët përdor gishtin tregues dhe gishtin e madh për të plotësuar gjysmën tjetër të zemrës, që nënkupton se ajo i përket Gjeneratës Millennial.

@zoii.tsa

Gen z vs. millennial ?? #guesswho #fyp

♬ Good Day – Nappy Roots

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button