Dosja sekrete, Berisha trafikoi drogë me avionë

Komisioni hetimor për çështjen e trafikut të drogës pritet të mblidhet sot për të bërë publike përfundimet e hetimit, ndër ta edhe provat se trafik droge nga ajri është bërë në koheë kur qeveriste vendin, Partia Demokratike.

Një dite me parë, Kryetarja e komisionit hetimor për çështjen e drogës, Ermonela Felaj, tha se komisioni hetimor për trafikun e drogës përmes infrastrukturës ushtarake ka përgatitur raportin përfundimtar. Deputetja socialiste, e cila ftoi dje gazetarët në selinë e PS-së për një bashkëbisedim, bëri të njohur se raporti ka shumë fakte interesante, por nuk dha asnjë detaj, transmeton BW.

“Të dhënat janë të tilla që sqarojnë qoftë gjendjen para 23 qershorit, qoftë gjendjen pas 23 qershorit dhe do të shohim se cila është shkalla e vërtetësisë së akuzave që janë bërë për këtë trafik. Ne do ta shpjegojmë nesër pse duhej bërë bllokimi i aerodromeve. Objekti i veprimtarisë sonë është të hedhim dritë ndaj akuzave që u bënë që infrastruktura ushtarake është përdorur në një trafik droge përmes ajrit. Në funksion të kësaj ne kemi kërkuar informacion”, tha Felaj.

Nisur nga objekti i komisionit hetimor, ajo nuk konfirmoi dje deklaratën e Kryeministrit Rama bërë dy ditë më parë në një intervistë televizive, se trafik droge nga ajri është bërë gjatë qeverisjes së kaluar. Kryetarja e komisionit hetimor tha se institucionet që iu kërkua informacion kanë bashkëpunuar me të.

“Të dhënat nga Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat në varësi të saj, komanda e Forcës Ajrore, SHIU, Policia Ushtarake, SHISH, Policia e Shtetit, ATA, Albkontrolli”, tha Felaj.

Mazhoranca ngriti një komision hetimor për të vërtetuar akuzat e opozitës, nëse përmes infrastrukturës ushtarake është bërë trafik droge ose jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button