“Piktorët e huaj në Maqedoni në periudhën 1850-1950” u promovua në Tetovë

Qindra piktorë me veprat e tyre janë publikuar në veprën “Piktorët e huaj në Maqedoni në periudhën 1850-1950”, vepër e cila u promovua në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Biografitë e 246 piktorëve të huaj dhe 590 fotografi të veprave të tyre të krijuara në Maqedoni në periudhën ndërmjet viteve 1850 dhe 1950 janë paraqitur në gati 400 faqe”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, e cila e ka mbështetur financiarisht këtë vepër.

Vepra është përgatitur nga Vllatki Milloshevski dhe Zoran Andonov, ndërsa aty përfshihen edhe tridhjetë vepra të pikturuara në Tetovë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button