Shpërlarja e parave dhe tregtia me drogë, pjesë e bisedës ndërmjet policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Udhëheqësit e sigurisë publike në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar takim me udhëheqësit e policisë së Shqipërisë, ku kanë diskutuar për çështje që i prekin këto dy vende fqinj, transmeton Portalb.mk.

“Në takimin zyrtarë ndërmjet dy delegacioneve, u bisedua për rritjen e bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe terrorizmit e luftës kundër tregtisë me drogë”, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Në takimin e delegacionit të Maqedonisë së Veriut mori pjesë drejtori i Drejtoria për Siguri Publike, Sasho Tasevski, shoqëruar nga zv.drejtori Arif Asani, ndihmësi Oliver Lukaroski dhe drejtori i Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, Refik Qerimi.

“Lufta ndaj tregtisë më drogë, ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti kryesor për policinë”, deklaro drejtori i përgjithshëm, Nano, i cili theksoi që përmes kultivimit të kanabisit po fuqizohen grupet kriminale, duke e shndërruar pasurinë në një instrument korruptiv.

Delegacioni i Shqipërisë është udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili fillimisht zhvilloi takim kokë më kokë me Tasevskin.

“Në fund të takimit, dy palët konfirmuar që edhe në të ardhmen do të bashkëpunojnë dy ministrit në drejtim të aktivitetet të përbashkëta operative dhe hulumtuese, në pjesën e çështjeve ndërkombëtar dhe luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave”, deklarojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button