Më 31 gusht do të mbahet trajnimi “Siguria kibernetike – Si të mbrohemi në botën digjitale”

Fondacioni Metamorfozis me 31 gusht, duke filluar nga ora 10, do të organizojë vebinarin me temën “Siguria kibernetike– Si të mbrohemi nga bota digjitale”. Ngjarja do të organziohet në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetarë në Agjendën Digjitale – ICEDA”, e mbështetur financiarisht edhe nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i programit është të njoftojë qytetarët, organizatat qytetare dhe bizneset me llojet e ndryshme të sulmeve kibernetike, dhënien e këshillave si të njihen kërcënimet kibernetike dhe si të mbrohemi prej tyre”, deklarojnë nga Fondacioni Metamorfozis.

Rrjetet sociale, ruajtja e të dhënave personale, komunikimi i sigurt përmes internetit, shkelja e të drejtave njerëzore përmes rrjeteve sociale dhe roli i institucioneve për menaxhimin e sulmeve kibernetike, janë pjesë të kësaj ngjarje.

Programi do të mbahet në gjuhën maqedonase dhe do të shfaqet në platformën ZOOM, ndërsa të pranishmit përmes e-mailit do të marrin certifikatë për pjesëmarrje. Të interesuarit duhet të plotësojnë Formularin deri më 28 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button