fbpx

Uplift Western Balkans ndez motorët e edicionit të katërt, shpërblime deri në 17 mijë euro

Shpërblime deri në 17 mijë euro cash për startupet më të mira, mentorim me mbi 50 ekspertë Shqiptarë dhe të huaj, 3 muaj program akselerimi dhe udhëtime studimore pranë ekosistemeve Evropiane të sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë në Sllovaki dhe Austri, shkruan PC World.

Startupet inovative të orientuara drejt teknologjisë dhe ekosistemi mbi të cilin ngrihen jetojnë në një simbiozë e cila nuk do të përmbushte qëllimin e vet nëse përjashtojmë nga ky ekuacion akseleratorët dhe inkubatorët e startupeve.

Sfidat janë të shumta, si mungesa e një kulture sipërmarrëse apo modeleve të suksesit, mungesa e iniciativës drejt proceseve dixhitale transformuese, e bashkëpunimit, e investimeve, edukimit dhe kërkimit.

Që prej 2019-ës, akseleratori rajonal i startupeve Uplift Western Balkans sot i shndërruar në një rrjet të gjerë themeluesish, mentorësh, investitorësh, ekspertë të industrisë dhe partnerësh i është përkushtuar mbështetjes së startupeve teknologjike më ambicioze të rajonit duke diplomuar 25 startupe të suksesshme.

Çfarë është Uplift Western Balkans?

Uplift është një program akselerimi i startupeve të fazave të hershme i orientuar drejt rritjes së biznesit dhe vlerës për dhjetëra startupe ndër më inovativet në Ballkanin Perëndimor.

Me tre edicione të arrira dhe që nisi me mbështetjen e SOVVA dhe SlovakAid, vitin e kaluar Uplift Western Balkans mori përmasat e një iniciative rajonale për rritjen dhe zhvillimin e ekosistemit të startupeve dhe biznesit në ShqipëriKosovëMaqedoninë e Veriut dhe më gjerë falë partneritetit me VentureUP në Prishtinë dhe ICAN në Gostivar.

Edicioni i katërt Uplift Western Balkans ka hapur thirrjen për startupet në fazat e hershme në kuadër të Projektit “Qëndro” financuar nga Qeveria Italiane, implementuar nga UNICEF dhe gëzon mbështetjen financiare të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri.

Kush mund të bëhet pjesë e Uplift Western Balkans dhe si të aplikoni?

Startupe teknologjike dhe ekipe të çdo fushe, startupe të sapo themeluara, startupe të fazave të hershme dhe startupe që kanë një produkt ose shërbim.

Startupet mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit të akselerimit Uplift Western Balkans deri në datën 31 Gusht 2022 duke plotësuar këtë formular: https://www.f6s.com/uplift-western-balkans-2022/apply

Mbyllja e aplikimeve do të shohë të gjithë kandidaturat të vendosen nën sitën e Selection Bootcamp më 8-9-10 Shtator 2022 në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri respektivisht.

Më 16 Shtator 2022 nis zyrtarisht programi 3 mujor i akselerimit për të kurorëzuar rrugëtimin e startupeve më 21 Nëntor 2022 në Demo-Day.

Pse duhet të bëheni pjesë e Uplift Western Balkans?

Shpërblime deri në 17 mijë euro cash për startupet më të mira, mentorim me mbi 50 ekspertë Shqiptarë dhe të huaj3 muaj program akselerimi dhe udhëtime studimore pranë ekosistemeve Evropiane të sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë në Sllovaki dhe Austri.

Një delegacion startupesh çdo vit udhëton drejt Sllovakisë dhe Austrisë për tu njohur nga pranë me një ekosistem Evropian inovacioni në kuadër të programit Bridge2EU. Ky program 5-ditor është një udhëtim studimor përgjatë të cilit kompanitë dhe startupet e përzgjedhura do të mësojnë dhe përfitojnë nga njohja me një ekosistem të ri kompanish dhe startupesh të fushës së teknologjisë.

Uplift Western Balkans është shndërruar në një hapësirë ku themeluesit e rinj mund të ndërtojnë të ardhmen e kompanive të tyre, të gjejnë mbështetje nga komuniteti, të pilotojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të takohen me investitorët e tyre të ardhshëm.

Me një larmi industrish përgjatë tre viteve, Uplift Western Balkans ka qenë mikpritës i startupeve të fushave të ndryshme si shëndeti, arkitektura, moda, realiteti virtual, e-commerce, inteligjenca artificiale, teknologji edukative, fintech, asistentë virtual, real estate, e video lojëra.

Kush janë mbështetësit e Uplift?

Uplift Western Balkans është themeluar me vizionin për ta shndërruar Ballkanin Perëndimor një prej ekosistemeve më tërheqës të startupeve të teknologjisë në Evropë dhe rritur shanset e tyre për sukses.

Uplift Western Balkans mbështetet financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri.

Uplift Western Balkans është një program për Mbështetjen e Startupeve të organizuar në Shqipëri nga ICTSlab në partneritet me Venture Up në Kosovë dhe Ican në Maqedoninë e Veriut.

Uplift gëzon gjithashtu mbështetjen e një partneriteti të gjerë siç janë partnerët SwissEPEU4InnovationAlbvisionBashkia TiraneUniversiteti i PrishtinesUniversiteti i Evropes Juglindore në Tetovë e shumë partnerë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button