Nga shtatori Serbia pret 30 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Rreth 30,000 zejtarë, mjekë, infermierë dhe teknikë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të kërkojnë punë në Serbi nga shtatori pa asnjë dokument shtesë, vizë pune dhe leje speciale, shkruan 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të bëhet në kuadër të “Balkanit të Hapur”, me të cilën qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mund të punësohen në këto vende me numrat e identifikimit të “ID Ballkani i hapur” pa barriera shtesë administrative.

Qytetarët që duan të punësohen në një nga këto tre shtete pritet që të futin të dhënat e tyre përmes portalit e-Government dhe në këtë mënyrë të marrin numrin e identifikimit të nismës “Ballkani i Hapur”.

Çdo qytetar që hyn në portal dhe merr atë numër do të mund të hyjë në tregjet e punës në të tre vendet dhe synimi është që procedura të jetë e njëjtë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Me hapjen e tregut të vetëm të punës, sipas ekspertëve, i gjithë rajoni do të bëhet shumë më tërheqës për investitorët e huaj, sepse do të jetë më e lehtë për të gjetur punëtorët që u mungojnë.

Drejtori i Zyrës Qeveritare për IT dhe e-Qeverisje, Mihailo Jovanoviq, tha se të gjitha profesionet që i duhen Serbisë janë interesante për njerëzit nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Besojmë se do të ketë punëtorë që do të vijnë me arsim të lartë të kryer, por edhe ata që kanë arsim fillor dhe të mesëm. Punëtorët në ndërtim dhe në fushën e bujqësisë janë shumë të kërkuar. Duhet të ketë shumë të interesuar edhe në fushën e shëndetësisë, sepse këtu pagat janë më të larta. Megjithatë, është edhe më e rëndësishme që si rajon të bëhemi shumë më tërheqës për investitorët e huaj, sepse do të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë për të marrë punëtorë dhe kjo është një nga arsyet që ata të investojnë në këtë pjesë të Evropës” , thotë Jovanoviq.

Nebojsha Atanackoviq nga Sindikata e Punëdhënësve të Serbisë vlerësoi se një numër më i madh punëtorësh do të përfitonin nga punëdhënësit për vendet e punës që zakonisht janë gjithmonë të lira.

“Unë mendoj se qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të jenë shumë të interesuar të vijnë te ne, sepse kushtet dhe të ardhurat janë shumë më të mira. Gjithashtu, te ne punëdhënësit do të kenë një zgjedhje dhe mundësi më të madhe për të plotësuar përfundimisht pozitat për të cilat nuk kanë mundur të gjejnë punë të përshtatshme për një kohë të gjatë. Na mungojnë të gjitha profilet e zejtarëve në ndërtim, saldatorë, pastaj të gjithë punëtorët në hoteleri e turizëm dhe për punë sezonale. Ne presim që rreth 30,000 punëtorë të vijnë nga shtatori,” tha Atanackoviq.

Këshilltari i kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë, Nenad Gjurgjeviq, thotë se për një kohë të gjatë ka mungesë të fuqisë punëtore në fushën e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe industrisë tekstile.

Ai shtoi se pas pandemisë, shumë kompani ndërkombëtare që kanë zinxhirët e tyre në Lindjen e Largët po shqyrtojnë mundësinë e afrimit të prodhimit me kompanitë e tyre mëmë në Evropën Perëndimore.

“Si Ballkani Perëndimor, ne mund të jemi një destinacion interesant për këtë lloj pune”, vlerësoi Gjurgjeviq.

Ai tha se Oda Ekonomike e Serbisë nuk ka të dhëna të sakta se sa fuqi punëtore mungon, por tha se ka nevojë për punëtorë për punë sezonale në kompanitë ndërkombëtare që punojnë këtu.

“Dihet që këta punëtorë vijnë nga vendet fqinje dhe nga disa vende të BE-së, kështu që kjo mungesë kompensohet disi, por duhet rregulluar, që këta persona të kenë sigurim shëndetësor dhe të ju ecë përvoja e punës”, theksoi Gjurgjeviq. .

Ndryshe, paga mesatare në Serbi është 631 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button