RMV, mbi 600 raste të reja me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.537 të testuarve kanë rezultuar 679 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 679
  • Riinfektime: 130
  • Të vdekur: 0
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
  • Të shëruar: 291
  • Testime: 1.537

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.379. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kavadari dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 332.667
  • Të shëruar: 318.890
  • Të vdekur: 9.398
  • Testime: 2.130.248

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button