Dy udhëtarë tentuan të kontrabandojnë stoli ari në pelena në kufirin Maqedoni-Serbi

Dogana e Serbisë, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare të Preshevës me Maqedoninë e Veriut dje ka parandaluar tentimin e dy pasagjerëve që në pelena të kontrabandujnë përmes kufirit bizhuteri ari, vlera e të cilave llogaritet më shumë se 2.2 milionë dinarë. (18.752 euro), njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton Drejtoria doganore, kundërvajtja është zbuluar kur një veturë Volkswagen Passat me targa zvicerane, në të cilën një çift i ri martuar ka qenë duke udhëtuar nga drejtimi i Maqedonisë për në Zvicër, është veçuar për kontroll të detajuar në hyrje të këtij vendkalimi në Serbi.

“Edhe pse thanë se nuk kishin asgjë për të deklaruar, doganieri gjatë kontrollit të veturës ka gjetur një çantë para sediljes së pasagjerit, ku ndër të tjera kishte edhe një pako të pahapur me pelena. Pesha e tij e pazakontë krijoi dyshim se diçka fshihej aty, gjë që shumë shpejt doli e vërtetë, pasi në disa pelena u gjetën gati gjysmë kilogrami gjerdan dhe byzylykë floriri me dukat “Franz Josef”, si dhe zinxhirë dhe unaza”, thonë nga Dogana.

Meqenëse vlera e stolive të zbuluara kalon një të tretën e vlerës së veturës, me vendim të gjykatës, përveç arit, është konfiskuar edhe vetura me vlerë mbi një milion dinarë.

Ndryshe, para dy ditësh në vendkalimin kufitar Tabanoc, dogana e Maqedonisë në një autobus me targa maqedonase që lëvizte në linjë të rregullt nga Poreçi i Kroacisë për në Gostivar, gjatë kontrollit me skaner mobil, sekuestroi stoli ari të padeklaruara dhe pllaka ari me peshë 13.3 kilogramë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button