RMV, as dy rroga nuk mjaftojnë për të mbijetuar muajin

Shpenzimet minimale të një familje për muajin korrik janë 47.042 denarë, sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas tyre, kjo shumë nuk mjafton as për familjet ku ka dy të punësuar që kanë të ardhura me nje pagë mesatare dhe një minimale, transmeton Portalb.mk.

Sipas përllogaritjeve të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, i cili për vetëm një muaj konstatoi rritje të kostove në 1.9%, ndërkohë që u shënua një normë vjetore e inflacionit prej 16%.

Rritje të theksuar të çmimeve ka sidomos për artikujt ushqimorë bazë si buka, qumështi dhe produktet e qumështit.

Shifrat  tregojnë se këto kosto janë rritur me 24.3 për qind në një vit. Në bazë vjetore, buka dhe drithërat janë shtrenjtuar me 36,5 për qind, mishi me 21,4 për qind, vajrat dhe yndyrat me 51,9 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 23,5 për qind. Çmimet e sheqerit, marmelatës, çokollatës dhe ëmbëlsirave u rritën me 22,2 për qind, si dhe kafeja, çaji dhe kakaoja me 17,5 për qind.

Nga LSM thonë se shporta minimale sindikale për një vit është rritur për 5.498,00 denarë, gjegjësisht për 16 për qind, diferenca ndërmjet pagës mesatare neto dhe shportës sindikale në vitin 2022 është 7.384 denarë.

Sipas tyrem çmimi i bukës për një vit është rritur për më shumë se 100 për qind, e naftës për ushqim me 94 për qind, për karburantet 64,5 për qind, për energjinë elektrike 9,4 për qind, për gazin me 64,6 për qind.

“Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se inflacioni prej 16 për qind e zhvlerëson vlerën e pagave, dhe prej këtu shuma prej 18.000 denarë, që është paga minimale në Maqedoni, ka vlerë reale prej 15.120 denarë, ndërsa shuma e pagës mesatare neto prej 31.525 denarë ka vlerë reale prej 26.481 denarë, që në masë të madhe e varfëron punëtorin dhe qytetarin e Maqedonisë”, thonë nga LSM.

Nga atje theksojnë se politikat qeveritare për vetëm pesë muaj nga rritja e pagës minimale në 18.000 denarë e kanë rikthyer vlerën e saj në nivelin para marsit të këtij viti, gjegjësisht me një pagë minimale punëtorët mund të blejnë vetëm ushqime dhe pije, aq sa u nevojiteshin në korrik (17 842,91 denarë).

“Punëtorët kanë nevojë për harmonizim të menjëhershëm të pagave për të zbutur goditjen inflacioniste, ndërsa kjo do të thotë se qeveria duhet të rregullojë pagat me 18.4 për qind deri në shtator në përputhje me ligjin, në të kundërtën siç i ndëshkon qeveria punëtorët, ashtu edhe punëtorët do të ndëshkojnë qeverinë, ndërsa e njëjta gjë vlen për punëdhënësit”, theksojnë nga LSM.

Ndërkohë, harxhimet e jetesës në korrik krahasuar me qershorin e këtij viti janë rritur me 1.9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2.5 për qind. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, harxhimet e jetesës muajin e kaluar ishin më të larta për 16 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 14 për qind, njoftoi dje Enti Shtetëror i Statistikave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button