fbpx

Fushatë për rregullimin e lejeqëndrimit të studentëve nga Presheva në Maqedoni

Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni filluan me fushatën sensibilizuese ‘’Rregullo Lejqëndrimin’’ me qëllim që studentët mos kthehen nga kufiri dhe eventualisht të mos kenë ngecje në programet e tyre studimore.

“Rrjedhimisht, ky union i studentëve është dëshmitarë i  vështirësive dhe paqartësive që studentët e Luginës së Preshevës po hasin në raport me rregullimin e dokumentit për lejeqëndrim të përkohshëm në R. E Maqedonisë. Duke qenë viktima të  neglizhencës së vet studentëve, apo procedurave të vonuara në institucionet të nevojshme për kompletimin e dokumenteve të kërkuara. Studentët tanë vazhdimisht po kthehen nga pikat kufitare për hyrje në R. E Maqedonisë e sidomos në kohën e funddit duke marrë ndalesa  për hyrje ,si masa të rrepta të mos-përfilljes së kërkesave ligjore’, thotë Skofiar Kamberi Kryetari i USLPM-së.

Qëndrimi i USLPM-së lidhur me çështjen e mos-rregullimit të dokumenteve është i prerë dhe në pajtueshmëri me ligjin, që do të thotë nuk e justifikon studentin e Luginës së Preshevës të mos e rregullojë atë.  “Si çdo qytetarë i huaj në R. e Maqedonisë edhe studentët e Luginës duhet t’i përmbahen ligjit. Ajo çfarë Unioni mund të ofrojë janë udhëzime, informacione dhe lehtësime në kompletimin e kësaj procedure”, thonë nga Unioni.

USLPM është një shoqatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo-përfituese e formuar me shoqërim të lirë të studentëve  për të kryer veprimtari dhe aktivitete për zhvillimin e kulturës, humanizmit, sportit dhe vlera cilësore tjera të shoqërisë bashkëkohore.

Lajme të ngjashme

Back to top button