Petliçkovski: Tani për tani nuk ka nevojë për masa të reja anticovid – duhet të përgatitemi për në vjeshtë

Sipas kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, situata momentale me covid në RMV nuk kërkon vendosjen e masave të reja restriktive, ndërsa tani për tani sipas tij, mjaftojnë rekomandimet e fundit për vendosjen e maskave në spitale, barnatore, transport publik dhe shtëpitë e të moshuarve, transmeton Portalb.mk.

Petliçkovki në emisionin “Verë e nxehtë politike” në Kanal 5, ishte decid se sipas situatës momentale, me rreth 170 të hospitalizuar me covid – 19 në spitale, prej të cilave 20 në Klinikën Infektive dhe asnjë me pasqyrë të rëndë klinike, masat restriktive duhet të ruhen kur të ketë nevojë.

“Virusi na befasoi me paraqitjen e versionit të ri e cila përhapet edhe më lehtë dhe ka mënyrë kryesisht efikase për të shmangur imunitetin veç më të fituar. Momentalisht situata më serioze është në Australi, sepse aty është vjeshtë dhe në këtë valë njëkohësisht me omikronin paraqitet edhe gripi. Situata është komplekse dhe ka kryesisht presion të madh ndaj instituteve dhe për këtë vlerësojmë se duhet pak më seriozisht të hapim çështjen e planifikimit të vjeshtës sonë në radhë të parë për shkak të gripit dhe vaksinimit të pamjaftueshëm që ndoshta do të na paraqesë probem në vjeshtë”, tha Petliçkovski, duke mos përjashtur kthimin e maskave në shkolla, nëse paraqitet nevoja për këtë.

Ai tha me po i afrohemi pikut të kësaj vale të koronës, i cili do të zgjasë disa javë.

“Më pas pritet që numri i të ifektuarve të ulet. Do t’i shohim edhe numrat e kësaj jave, por duket se kemi arritur tavanin”, sqaroi Petliçkovski.

Për protokollet dhe mënyrat e reja për mjekim, ai tha se ato vetëm përshtaten me versionet e reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button