fbpx

Sot nderohet legjenda “Mentaz Allajbegu”

Sot në palestrën e sportive të gjimnazit “Zef Lush Marku”,  në Shkup do të mbahet turneu i parë përkujtimor i mundjes “Mentaz Allajbegu”. Organizator i këtij turneu është Klubi i Mundjes “Liria” të cilët shpresojnë se në të ardhmen ky turne do të transferohet në një turne tradicional dhe me organizim edhe më madhështor.

“Shpresojmë se turneu  do të bëhet tradicional  dhe do ta mbajmë edhe viteve tjera edhe atë me pjesëmarje të mundësve edhe nga shtete të tjera. Për çdo vit do të përmirësojmë gabimet që do ti bëjmë dhe turneun tradicional do ta bëjmë edhe më të mirë. Deri tani numri i mundsave që do të marin pjesë në këtë turne ka kaluar shifrën e 100 mundësave. Nesër do të mërin pjesë mundës (pionier) nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. “, tha në takimin me gazetarë numri një i KM “Liria” Betim Vrenezi.

Ai me këtë rast u ka bërë ftesë të gjithë miqve të legjendës së mundjes shqiptare Mentaz Allajbegu që të shtunën të jenë pjesë e këtij evinementi të madh të sportit të mundjes. Në turneun përkujtimor “Mentaz Aljabegu” do të marim pjesë reth 100 mundës të rinjë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.  Turneu ka filluar në orën 10:00, ndërsa para fillimit të luftrave finale të cilat priten të zhvillohen në ora 14:00 do të bëhet hapja solemne e këtij turneu.

Lajme të ngjashme

Back to top button