Pedofili nga Tetova shantazhoi të miturën nga Kosova

Një burrë nga Tetova ka shtantazhuar një vajzë dymbëdhjetë vjeçare nga Kosova. Ai i ka kërkuar foto nudo dhe kur vajza e mitur nuk ia ka dërguar, ia ka marrë fotot dhe videot nga profili dhe ka nisur t’ia publikojë në rrjetet sociale me shkrime të turpshme dhe ofenduese, shkruan TV21.

Pedofili ka shantazhuar një vajzë 12-vjeçare nga Kosova, që të përfitonte fotografi të trupit të së miturës. Mesazhet në rrjetin social “Tik-Tok” dëshmojnë pjesë nga ky komunikim, ku personi në fjalë kërkon fotografi, ia kërkon llogarinë në aplikaiocnin Snapchat, ose në të kundërtën do të vazhdojë të hedh foto dhe video në rrjetet e tjera sociale me profil fallco, por në emër të vajzës së mitur.

E ndjerë në presion, 12-vjeçarja i ka treguar mamasë së saj, e cila më pas kontaktoi TV21 si dhe organet e rendit në Maqedoninë e Veriut. Duke dashur të ruajë identitetin e saj, e si rrjedhojë edhe të vajzës, e ëma rrëfen për rastin nga i cili edhe ajo është ndjerë e turpëruar.

Nëna e së miturës rastin ka dashur ta bërë publike me qëllimin e vetëm – parandalimin e rasteve të tjera te fëmijë të tjerë, të cilët çdo ditë janë në shënjestër të pedofilëve.

Për të, siç thekson, jeta tashmë ka ndryshuar, por apelon deri te të gjithë prindërit që të jenë më të kujdesshëm për fëmijët e tyre kur u japin telefona celular.

Për më tepër ndiqeni rrëfimin e nënës së vajzës më poshtë.

Ndryshe, për këtë fenomen shqetësues ka shkruar edhe Portalb.mk. Shkrimin mund ta gjeni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button