Çavusoglu: Erdogan do të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm dhe se kjo konfirmon përkushtimin e vendit për paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Vizita në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm nga Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, konfirmon përkushtimin tonë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, tha Çavusoglu, duke folur në hapjen e konferencës së 13-të të ambasadorëve të mbajtur në Ankara.

Çavuşolu ka theksuar praninë e FETO-s si pengesën më të madhe në marrëdhëniet Turqi-Kosovë.

Ai tha gjithashtu se Turqia ka hapur rrugën për një kthim të sigurt me operacionet e saj ushtarake në veri të Sirisë. Duke theksuar se Turqia mbështet çlirimin e territoreve të okupuara të Azerbajxhanit, Çavusoglu tha se vendi i tij qëndron pas së vërtetës dhe drejtësisë dhe paralajmëroi sërish Armeninë që të përmbahet nga provokimet e reja.

Presidenti i Turqisë theksoi se janë duke punuar për vendosjen e stabilitetit, bashkëpunimit dhe prosperitetit në Ballkan, me të cilin kanë lidhje të thella.

Erdogan i bëri këto vlerësime gjatë fjalimit të tij para diplomatëve turq që morën pjesë në Konferencën e 13-të të Ambasadorëve në Ankara.

“Punojmë gjithashtu për vendosjen e stabilitetit, bashkëpunimit dhe prosperitetit në Ballkan, me të cilin kemi lidhje të thella”, tha Erdogan duke shtuar se me të njëjtin synim veprojnë edhe në Egje, Mesdheun Lindor dhe Detin e Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button