BMW i thotë jo ndërruesve me 9 shpejtësi

Për dallim nga disa prodhues tjerë, BMW nuk planifikon të prodhoj ndërrues automatik me nëntë apo me më shumë shpejtësi. Në këtë kompani besojnë se dallimi sa i përket kursimit të derivateve në mes të ndërruesve me tetë shpejtësi dhe atyre me më shumë, nuk është e mjaftueshme për të arsyetuar përdorimin e ndërruesit me nëntë shpejtësi.

Sipas fjalëve të njërit prej shefave të BMW, Klaus Frolich, prodhuesi bavarez është i bindur se strategjia aktuale e cila nënkupton përdorimin e ndërruesve me tetë shpejtësi, me shtatë me pedale të dyfishtë dhe atyre me gjashtë shpejtësi manual, po jep rezultate të mira. Gjatë një interviste dhënë revistës “Auto Express”, gjatë prezantimit të BMW X4 dhe Gran Coupe, Frolich, ka deklaruar se është skeptik ndaj politikave që i aplikon Mercedes, Cadillac apo edhe Jaguar, që po punojnë në prodhimin e ndërruesve automatik me nëntë apo me më shumë shpejtësi.

“Kemi kryer disa teste që kanë dëshmuar se dallimi në kursime të derivateve në mes ndërruesit me gjashtë dhe atij me tetë shpejtësi automatik është 7-8%. Megjithatë, futja e ndërruesit me nëntë shpejtësi pothuajse nuk e rrit fare përqindjen e kursimit gjatë ngasjes. Përkeq kësaj ndërruesi me nëntë shpejtësi ka peshë të madhe është më kompleks dhe më i shtrenjtë”, shpjegon Frolich. Ai ka shtuar duke i siguruar adhuruesit e veturave të BMW, se kompania të cilën ai e drejton nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ndërruesit manual siç janë ata që përdoren në modelet standarde apo tek versionet sportive “M”.

Lajme të ngjashme

Back to top button